Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Uran Ismaili, ka mbajtur dje takim me qytetarët e Prizrenit.
Ismaili u premtoj qytetarëve prizrenas se nëse fiton votat për të qenë deputet do të bëj modernizimin e secilit ambient mjekësor në gjithë Kosovën.
“Profesionistët shëndetësorë për kohë të gjatë kanë qenë shtylla e shtetit tonë. Jam jashtëzakonisht krenar që gjatë mandatit tim si ministër kam mundur të bëjë sadopak për ngritjen e mirëqenies së tyre përmes rritjes së pagave. Megjithatë, puna për ta nuk ka mbaruar akoma. Gjatë takimit që kisha dje në Prizren, unë i sigurova ata se në mandatin tjetër ne do të vazhdojmë me modernizimin e secilit ambient mjekësor në gjithë Kosovën për të përmirësuar kushtet e tyre të punës”, ka përfunduar Ismaili.



