Lexoni më shumë disa këshilla qe duhet pasur parasysh për pjesën e legenit pas lindjes.
Pjesa e legenit (dyshemeja pelvike), edhe për ne që nuk kemi bërë lindje natyrale, luan funksionin e tij dhe ne nuk jemi më pak nëna se të tjerat, apo jo?
Së pari, shtatzënia në vetvete është një përvojë e mundshme dhe transformuese për legenin. Bebi përdor legenin për gjithçka që lidhet me akomodimin e tij gjatë qëndrimin brenda trupit tonë.
Legeni juaj ndikohet shumë nga qëndrimi që ju mbani dhe zakonet e frymëmarrjes. Ndarja e muskujve andominalë pë t’ju përshtatur mbajtjes së fëmijës, bie e gjitha mbi legen dhe nëse ka një mungesë barazpeshe në zonën e barkut, efekti mbi legen do të jetë shumë negativ.
Më kanë pyetur shumë për ushtrime që përmirësojnë legenin pas lindjes, por nuk ka asnjë ushtrim specifik që prek këtë zonë. Megjithatë, kujdesi nuk duhet të mungojë si nga gratë ashtu edhe nga burrat. Mbajtja e posturës së duhur gjatë aktivitetit fizik, apo gjatë kohës që mbajmë bebin në krah është shumë e rëndësishme dhe efektet e të gjitha sjelljeve tona ndihen në një afat të gjatë kohor.
Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishmja, përpiquni ta shikoni trupin si diçka që meriton dashuri dhe kujdes për gjithë atë që ka kaluar, jo diçka që duhet ndryshuar./pernenat