Në vitet e fundit, teknologjia e lazerit për korrigjimin e dioptrisë ka bërë përparime të jashtëzakonshme, duke ofruar zgjidhje të lehtë dhe efikase për pacienët që janë në nevojë për largimin e dioptrisë poashtu edhe për ata që janë lodhur nga përditshmëria e tyre me syze. Një nga teknologjitë më të avancuara mund ta gjeni në Spitalin Kubati, Schwind Amaris 1050RS së bashku me sistemin MS39 ofrojnë benefite të rëndësishme për pacientët që kërkojnë të eliminojnë nevojën për syze ose lente kontakti.
- Teknologji e avancuar
Schwind Amaris 1050RS përdor lazerin e fundit për të ofruar një trajtim të saktë dhe të shpejtë. Me një shpejtësi prej 1050Hz, kjo teknologji është në gjendje të bëjë trajtime më të shpejta, duke reduktuar kohën e ekspozimit gjë që zvogëlon dukshëm mundësinë për dehidrimin e kornesë dhe poashtu zvogëlon ndjesinë e parehatisë për pacientin, e këtë e arrin me kohë efektive në vetëm 1.3sekonda për dioptri.

- Siguri e saktësi maksimale
Një nga avantazhet kryesore të Schwind Amaris 1050RS është saktësia e lartë që ofron gjatë procedurës. Me teknologjinë e tij 7D (7dimensionale) të gjurmimit të lëvizjeve të syrit ky lazer siguron që preciziteti gjatë procedures së gjuajtes me lazer të jetë në maksimum. Kësaj saktësie maksimale i paraprin edhe matja paraprake që bëhet me MS 39 ku në bazë të kësaj matjeje secili pacient merr trajtim të përshtatur sipas nevojave të tij specifike përfshirë edhe metodën specifike të trajtimit.
- Rikuperim i shpejtë
Pacientët që trajtohen me këtë lazer zakonisht përjetojnë një proces shërimi më të shpejtë se sa pacientët me lazerët e tjerë. Pjesa dërnuese e pacientëve raportojnë përmirësim të menjëhershëm të shikimit pas procedurës dhe mund të kthehen në aktivitetet e përditshme brenda disa ditësh.
- Minimizimi maksimal i efekteve anësore
Falë teknologjisë së avancuar, Schwind Amaris 1050RS ndihmon në minimizimin e efekteve anësore si tharja e syve ose ndjeshmëria ndaj dritës, që janë shpesh të lidhura me trajtimet me laserët e tjerë. Kjo e bën procedurën më të rehatshme për pacientët.

- Trajtim i personalizuar për pacientë
Ky sistem është i përshtatshëm për një gamë të gjerë pacientësh, përfshirë ata me astigmatizëm, miopi ose hipermetropi. Përshtatshmëria e tij për probleme të ndryshme të shikimit bën që më shumë njerëz të kenë mundësi të shijojnë benefitet e një shikimi të qartë pa syze.
- Rritja e cilësisë së jetës
Një nga avantazhet më të rëndësishme është rritja e cilësisë së jetës. Duke eliminuar nevojën për syze ose lente, pacientët ndihen më të lirë dhe të sigurt në aktivitetet e përditshme, duke përfshirë sportet, udhëtimet dhe aktivitetet sociale.
Largimi i dioptrisë me Schwind Amaris 1050RS ofron një zgjidhje moderne dhe efektive për ata që dëshirojnë të përmirësojnë shikimin e tyre. Me teknologjinë e tij të avancuar, saktësinë dhe shërimin e shpejtë, ky sistem është një opcion i shkëlqyer për ata që kërkojnë një jetë më të qartë dhe pa pengesa. Nëse jeni të interesuar për trajtimin e dioptrisë, konsultohuni me një nga profesionist e Spitalit Kubati për të mësuar më shumë rreth kësaj procedure dhe benefiteve të u ofron.
Me një histori të suksesshme dhe një reputacion të fortë, Spitali Kubati vazhdon të jetë një zgjedhje e shkëlqyer për ata që kërkojnë trajtime të besueshme dhe efikase për syte /shikimin e tyre.
Artikull i sponsorizuar




