Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Zhdukja e 400 mijë eurove, Ismaili kërkon që të zbulohen keqpërdorimet

Lajme 23/03/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka deklaruar se për dyshimet e keqpërdorimit të 400 mijë eurove, do të hetohen nga Policia e Kosovës si dhe lënda është dorëzuar tek Agjencia Kundër Korrupsion.

Rreth 100 mijë euro dyshohet se janë keqpërdorur në Ministrinë e Shëndetësisë si dhe 300 mijë të tjera në Agjencionin Kosovar për Produkte dhe Pajisje Mjekësore, shkruan Gazeta Shneta.

Këto para u paguan për avanse në udhëtime, pa arsyetime dhe fatura.

Reagimi i plotë i Ismailit:

Në përballjen tonë me problemet e shumta që ka Ministria e Shëndetësisë, së fundi jam njoftuar lidhur me dyshimet për keqpërdorimin e avanseve gjatë viteve 2016-2017.

Është kërkuar dhe ka filluar auditimi i këtij procesi nga njësia e brendshme e auditimit e Ministrisë së Shëndetësisë, si dhe në bazë të kërkesës së Agjencisë Kundër Korrupsionit, është deponuar e gjithë lënda në këtë Agjenci.

Sot është njoftuar edhe Policia e Kosovës dhe presim reagim nga të gjitha organet relevante që abuzimet e mundshme të parasë publike të zbulohen sa më parë.

Po ashtu, janë suspenduar dhe janë vënë para komisioneve disiplinore edhe disa zyrtarë të dyshuar në lidhje me këto keqpërdorime.

Çdo euro e keqpërdorur do të kërkojmë që t’i kthehet buxhetit të shëndetësisë.

Si Ministër i Shëndetësisë, zotohem se nëpërmjet mekanizmave të kontrollit dhe mbikëqyrjes rigoroze, të cilat tashmë i kemi filluar, do t’i luftojmë keqpërdorimet e parasë publike dhe shpërdorimet e pozitës zyrtare.

Artikulli paraprakJa si duhet të kujdeseni për rrobat e bebeve tuaja sipas mamisë Razije Musa
Artikulli i rradhës E tmerrshme: Nëna monstër e mbyti foshnjën me gurë në Gjakovë

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.