Zhurmat
Bebi ka zbuluar shumë zhurma që mund të bëje me gjuhë e buzë. Ju mund të shikoni gëzimin e saj kur i bën këto zhurma edhe kur ha e pi. Këto zhurma mund t’ju bejnë për të qeshur por është mënyra sesi bebi komunikon. Ajo po eksploron zhurmat që mund të krijojë dhe do I dëgjoni shumë shpesh. Ajo po praktikon!
Humori
Një zhurmë tjetër e bukur që do dëgjoni është e qeshura e parë e bebit tuaj. Pa e ditur, ju mund të bëni një veprim që fëmijës I duket qesharak dhe të shkaktojë të qeshurën.
Zhvillimi fizik
Rreth kësaj kohe, shumë bebe preferojnë të qëndrojnë në pozicionin ulur, sepse kanë avantazh për të parë trupin e tyre dhe gjithcka interesantë që ndodh rreth tyre. Mund të ketë pak shtylle kurrizore jo të drejtë ose mund të përdor duart për mbështetje. Mos u shqetëso po forcohet dita ditës. Me raste mund ta drejtojë ose të largojë duart për të kapur një lodër.
Por sigurohu që rrethohet nga jastëk sepse do bie disa herë. Bebit i duket arritja më e madhe të mund të ulët njësoj si ju. Tani ajo është gati për tu ulur në karrigen e saj të kuzhinës (karrigja e saj ka rripa sigurimi për të qënë sa më e sigurt) për vaktet e ushqimit. Kjo është një arritje e madhe që e ben bebin të ndihet pjese e familjes.
Nëse fëmija juaj pëlqen te qëndroj ulur në këtë karrige është koha për ti ofruar biberonin sippy të cilen e mban vet. Ky duhet të jetë i vogël dhe i kapshëm lehtësisht duke përdorur dy duar. Në fillim lëngu do të derdhet gjithandej përveç gojës. Dhe loja e preferuar do jetë si të hedh gotën nga karrigia por hapa të vegjel.
Fillimi i ushqimit për bebe
Nga 4-6 muaj shumë prindër fillojnë të eksperimentojnë me ushqimin për bebe. Pediatrët janë dakord se deri 9 muaj bebi i merr të gjitha vlerat ushqimore nga qumshti i gjirit apo formula. Është e rëndësishme të kuptoni që nuk ka kohë kalendarike për të filluar ushqimet e bebit. Disa bebe jane të lumtur vetëm me qumshtin dhe nuk tregojnë interes derisa të kalojnë 6 muaj. Por rreth kësaj kohe disa bebe fillojnë të tregojnë kuriozitet kur shohin prindrit teksa hanë dhe duan ta provojnë.
Ka disa shenja specifike që tregojnë se bebi është gati për tu prezantuar me ushqimin. Së pari a është e interesuar? Disa bebe do shohin ushqimin tuaj, tentojnë të kapin pjatën, do marrin ushqimin në dorë do e studiojnë dhe do tentojnë ta fusin në goje. Kjo tregon interes apo jo?
Shenja anatomike janë:
Bebi duhet të ketë kontroll të mirë të kokës. Nëse jo, prit përpara se ti ofrosh ushqimin. Mund të dallosh refleksin e gjuhës që e largon ushqimin jashtë, ky refleks e ka mbrojtur bebin nga mbytja dhe largohet nga mosha 4-6 muajsh.
Bebet duhet të mësojnë aftësin e të shtyrit ushqimin brënda në gojë që të mund ta kapërdinë; Buza e poshtme e bebit duhet të ketë kordinimin për ta tërhequr ushqimin nga luga e bebit.
Zorra duhet të jetë e maturuar për të përballur ushqimin.
Ju mund të jeni kurioz nëse bebi është gati. Ka disa ushqime që sugjerohen si prova të mira të para. Disa e fillojne me muhalebi, oriz të kombinuar me qumesht gjiri apo formulë. Të tjerë me banane të shtypur, kungull, patate e ëmbël, mollë, dardhe apo karrota të gjitha të shtypura të bëra pure. Vëzhgo reagimin e bebit ndaj këtyre ushqimeve. Nëse e nxjerr me gjuhë kjo tregon se nuk është gati. Mos u shqetëso ki durim.
Pjesë e eksperiencës së provuarit ushqim të ri është dhe luajtja me ushqimin. Kjo përfshin përdorimin e gishtave dhe gjithë dorës për të ndjerë ushqimin dhe të vendosurit vetë në gojë. Sa do tolerosh këtë eksplorim është në dorën tënde por është e rëndësishmë për të kuptuar që është pjesë normale e zhvillimit dhe ndihmon në mësimin e të ngrënit vetë.
Këshilla jonë: Vendosini një përparse të madhe dhe lerë të eksploroj ! Me pas një dush. /mamidhebebi