Të treguarit dhe të kapurit
Bebi juaj është shumë aktiv këto kohë. Duart i ka vazhdimisht në lëvizje, mund të mbajë objekte dhe të vazhdojë të përdor kapjen ‘’pickim’’. Gjithashtu ka mësuar për të përdorur gishtin tregues si mjet për të investiguar hapsira të vogla.
Rreth kësaj kohe bebet fillojnë të tregojnë objekte. Përpiqu ti rezistosh tundimit për tja sjell lodrën më mirë është të parktikojë ta lëviz për ta marrë.
Të ecurit këmba dorazi dhe ngritja në këmbë
Bebi do të tentojë të ngrihet në këmb. Kjo është e vështirë sepse kërkon këmbë të forta dhe sit ë përthyehn e të mbajë peshën. Sapo të ngrihet ai s’di të ulet. Shumica e bebeve nuk janë të itneresuar të ulen, tunden, mbahen me një dorë, lëvizin peshën nga një këmb te tjetra. Por kur e kuptojnë shikojnë për ndihmë nga ju. Foli bebit sesi ulet.
Nëse nuk duket i interesuar për tu ngritur mos u shqetëso ka kohën e vet.
Çështjet e gjumit
Kjo është kohë e zakonshme që fëmijët fillojnë e zgjohen në mes të natës. Mund të qaj papritur apo mund të riflej vet ose mund të vazhdojë të qaj. Bebi po mëson shumë gjëra të reja për trupin e vet, të lëviz, qëndroje e të mbajë.
Shumë prindër dallojnë që bebi vetëm lëviz në krevat duke u ushtruar të ngrihet, eci këmba dorazi. Ose mund të qaj për prindrit si për të thënë “jam gati për të ushtruar pak më shumë’’ ose ‘’jam ngritur e s’di të ulem’’. Kjo është stresuese për prindrit që po bënin gjumin e shumë kërkuar.
Fotot dhe pasqyrat
Bebi tashmë mund të lidh veten me imazhin e tij në fotografi edhe në pasqyrë. Mund ti tregoni një album me foto të disa nga njerëzve të preferuar si tezet, gjyshi gjysja. Foli për këta njerëz thuaji emrat dhe kush janë. Fotot i ndihmojnë fëmijët kur janë larg prindit.
Muzikë me veprime
Bebet i duan shumë këngët dhe muzikën dhe kjo inkurajon gjuhën. Ka shumë këngë për fëmijë në youtube, këndo me fëmijën tënd duke bërë disa lëvizje.