Procesi i zhvillimit të vaksinës anti covid në Oksford nga kompania “AstraZeneca” do të rifilloj përsëri, njoftoi të shtunën Universiteti i Oksfordit.
Ditë më parë është njoftuar se procesi i zhvillimit të vaksinës nga kompania “AstraZeneca” është pezulluar për shkak të sëmurjes së një vullnetari shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Kompania në fjalë ka mohuar raportet në lidhje me sëmundjen e vullnetarit.Ata kanë thënë se bëhet fjalë për sklerozë të shumëfishtë, për të cilën nuk ka lidhje me vaksinën.

AstraZeneca njoftoi se testimi do të rifillojë vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, në një datë të pacaktuar, e më pastaj me konsultim të autoriteteve shëndetësore do të rinis edhe në vendet tjera.
Para pezullimit, kompania ishte duke testuar vaksinën e saj në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Amerikën Latine, Azi, Evropë dhe Afrikë./GazetaShneta/




