Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rreth 74% e pacientëve vazhdojnë të shoqërohen me disa simptoma të covid-19, ndonëse kanë rezultuar negativ

Jetë 13/09/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kanë kaluar tashmë pesë muaj që kur Lucy Gahan ishtë infektuar me covid-19 dhe jeta e saj ende nuk është kthyer si më parë.

Sëmundja që i shkaktoi asaj “stuhi”, vazhdon ta shoqëroj ende, ndonëse ka rezultar negative ndaj covid-19 shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.

Vështirësi në frymëmarrje, mpirja e duarve dhe këmbëve janë disa nga simptomat që vazhdojnë të jenë pjesë e jetës së saj.

Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU

Ajo e krahasonte rutinën e saj para muajit prill me të tashmen.Gahan, e cila është nënë e tre fëmijëve vraponte tre herë në javë dhe kishte një orar të caktuar të jogës.

“Unë mund të ec vetëm deri tek një kënd”, tha ajo. “Për sa i përket vrapimit, nuk mund ta imagjinoj kur do të ndodhë kjo përsëri.”

Në këtë rast, Gahan nuk është pacientja e vetme që po shoqërohet me simptomat e covid-19 ndonëse ka rezultuar negative.

Studiuesit nga The Academic Respiratory Unit of the North Bristol NHS në Mbretërinë e Bashkuar, vëzhguan 110 pacientë me covid-19.

12 javë pasi pacientët u liruan nga spitali, 74% e tyre raportuan simptoma duke përfshirë vështirësi në frymëmarrje dhe lodhje.

Në anën tjetër, 10% e pacientëve treguan funksion të kufizuar të mushkërive përmes testeve të spirometrisë.

Revista Mjekësore Britaneze ka lëshuar udhëzime të reja për ofruesit shëndetësor ku vlerësuan se deri në 10% e njerëzve mund të zhvillojnë një sëmundje të zgjatur.

Udhëzimi përfshin teste specifike të gjakut për të kryer, duke i’u referuar pacientëve përdorimin e oksimetritë të pulsit në shtëpi për të matur sasinë e oksigjenit në gjak./GazetaShneta/

Artikulli paraprakHumb betejën ndaj Covid-19 kirurgu shqiptar
Artikulli i rradhës Zhvillimi i vaksinës anti covid në Oksford pritet të rifilloj pas pezullimit ditë më parë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.