Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

ZKA zbulon barna të skaduara në vlerë 95 mijë euro në regjistrat e Ministrisë së Shëndetësisë

Lajme 25/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka publikuar raportin e auditimit për Ministrinë e Shëndetësisë për vitin 2025, duke evidentuar parregullsi në menaxhimin e stokut farmaceutik, pranimin e furnizimeve, realizimin e kontratave dhe administrimin e pasurive.

Një nga gjetjet kryesore lidhet me menaxhimin e barnave, shkruan Gazeta Shneta.

Sipas auditorit, në regjistrat e stokut farmaceutik figuronin katër artikuj në vlerë totale prej 95,520 eurosh, të cilëve u kishte kaluar afati i përdorimit, por që nuk ishin evidentuar si produkte të skaduara në sistemin për menaxhimin e stokut.

Si pasojë,  këto barna vazhdonin të paraqiteshin si pjesë e stokut zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë.

Auditimi ka evidentuar gjithashtu mangësi të tjera në administrimin e stokut farmaceutik, përfshirë produkte të regjistruara pa çmim, mospërputhje në datat e skadencës dhe dalje të barnave me sasi decimale.

Raporti ka identifikuar parregullsi edhe në procesin e pranimit të furnizimeve. Sipas ZKA-së, në katër raste me vlerë totale prej 778,946 eurosh mungonin raportet zyrtare të pranimit të mallrave nga komisionet përgjegjëse.

Prej kësaj shume, tri pagesa në vlerë prej 759,400 eurosh kishin të bënin me furnizime me barna, ndërsa një pagesë prej 19,546 eurosh lidhej me furnizim me inventar për institucionet korrektuese.

Auditori ka konstatuar se në vend të raporteve zyrtare të pranimit, komisionet kishin nënshkruar vetëm fletë-dërgesat e operatorëve ekonomikë.

Sipas raportit, një praktikë e tillë rrit rrezikun që mallrat të pranohen pa u verifikuar plotësisht sasia dhe cilësia e tyre, si dhe mund të krijojë hapësirë për pagesa të pajustifikuara ose pranimin e furnizimeve që nuk përputhen me kushtet e kontratës./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakEvropa nën alarm nga vala ekstreme e të nxehtit, Belgjika i bashkohet vendeve me paralajmërime shëndetësore
Artikulli i rradhës KQZ: Certifikimi i rezultateve pas përfundimit të procedurave ankimore

Ju sugjerojmë

KQZ: Certifikimi i rezultateve pas përfundimit të procedurave ankimore

25/06/2026 Lajme

Evropa nën alarm nga vala ekstreme e të nxehtit, Belgjika i bashkohet vendeve me paralajmërime shëndetësore

25/06/2026 Lajme

OBSH alarmon për valën vdekjeprurëse të të nxehtit në Evropë: “Nuk ka më kohë për vonesa”

25/06/2026 Lajme

Dy tërmete të fuqishme godasin Venezuelën, dyshohet për dhjetëra viktima

25/06/2026 Lajme

Sot mot i qëndrueshëm, temperaturat deri në 32 gradë Celsius

25/06/2026 Lajme

Vala e të nxehtit godet Britaninë, thyhet rekordi 50-vjeçar

24/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.