Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dy tërmete të fuqishme godasin Venezuelën, dyshohet për dhjetëra viktima

Lajme 25/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Venezuela është përfshirë nga kaosi pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën brenda pak sekondash kryeqytetin Karakas, duke shkaktuar viktima, dëme të mëdha materiale dhe operacione të vazhdueshme shpëtimi.

Autoritetet kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme, ndërsa ekipet emergjente po kërkojnë të mbijetuar nën rrënoja.

Sipas të dhënave zyrtare, tërmeti i parë kishte magnitudë 7.2, ndërsa i dyti, edhe më i fuqishëm, arriti magnitudën 7.5 të shkallës Rihter.

Gazeta spanjolle El Pais raporton se të paktën 32 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 700 të tjerë janë plagosur.

Autoritetet paralajmërojnë se bilanci i viktimave mund të rritet, pasi operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë në zonat më të prekura.Kryetari i bashkisë së Chacao-s, Gustavo Duque Saez, konfirmoi se të paktën dy ndërtesa në këtë komunë, pjesë e zonës metropolitane të Karakasit, janë shembur plotësisht si pasojë e lëkundjeve të forta.

Sipas tij, ekipet e shpëtimit kanë arritur deri më tani të nxjerrin 18 persona të gjallë nga rrënojat, ndërsa mbi 500 pjesëtarë të shërbimeve emergjente janë angazhuar në terren.

“Askush nuk është vetëm në Chacao dhe ne nuk do të largohemi që këtej derisa të shpëtohet edhe banori i fundit”, deklaroi Duque Saez.

Autoritetet lokale u kanë bërë thirrje qytetarëve që po kërkojnë familjarë të zhdukur të drejtohen në sheshet Plaza Altamira dhe Plaza Los Palos Grandes, ku janë ngritur qendra krize për mbledhjen e informacioneve, shpërndarjen e ujit dhe ofrimin e strehimit të përkohshëm.

“Përveç këtyre dy ndërtesave që janë rrafshuar me tokë, kemi edhe një listë të gjatë objektesh, struktura e të cilave është dëmtuar rëndë dhe paraqet rrezik”, paralajmëroi kryebashkiaku i Chacao-s.

Ndërkohë, autoritetet venezueliane po vazhdojnë vlerësimin e dëmeve, ndërsa frika për pasgoditje të tjera mbetet e lartë në mesin e banorëve.

Artikulli paraprakSot mot i qëndrueshëm, temperaturat deri në 32 gradë Celsius
Artikulli i rradhës OBSH alarmon për valën vdekjeprurëse të të nxehtit në Evropë: “Nuk ka më kohë për vonesa”

Ju sugjerojmë

ZKA zbulon barna të skaduara në vlerë 95 mijë euro në regjistrat e Ministrisë së Shëndetësisë

25/06/2026 Lajme

Evropa nën alarm nga vala ekstreme e të nxehtit, Belgjika i bashkohet vendeve me paralajmërime shëndetësore

25/06/2026 Lajme

OBSH alarmon për valën vdekjeprurëse të të nxehtit në Evropë: “Nuk ka më kohë për vonesa”

25/06/2026 Lajme

Sot mot i qëndrueshëm, temperaturat deri në 32 gradë Celsius

25/06/2026 Lajme

Vala e të nxehtit godet Britaninë, thyhet rekordi 50-vjeçar

24/06/2026 Lajme

Ministria e Shëndetësisë mirëpret raportin e auditimit për vitin 2025, konfirmohet opinion i pamodifikuar për pasqyrat financiare

24/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.