Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Zuckerberg në bankën e të akuzuarve për varësinë e fëmijëve nga rrjetet sociale

Jetë 18/02/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mark Zuckerberg, bashkëthemeluesi i Facebook-ut, mbërriti të mërkurën në një gjykatë në Kaliforni, ku pritet të dëshmojë në një çështje ligjore historike mbi pretendimet se mediat sociale krijojnë varësi te fëmijët.

Kjo është paraqitja e parë e Zuckerberg-ut përpara një jurie pas viteve të reagimeve negative ndaj kompanisë së tij, Meta Platforms, e cila zotëron gjithashtu Instagram-in dhe WhatsApp-in, raporton BBC.

Avokatët e Metës kanë argumentuar se paditësja kryesore në këtë çështje, e identifikuar me inicialet K.G.M., është dëmtuar nga faktorë të tjerë në jetën e saj dhe jo nga përdorimi i Instagram-it.

Gjyqi në Los Angeles, ku i pandehur është edhe YouTube-i i Google-it, po ndiqet nga afër për shkak të implikimeve që mund të ketë për mijëra padi të ngjashme me të cilat përballen gjigantët e mediave sociale.

TikTok dhe Snapchat, të cilat ishin përfshirë fillimisht në padi, arritën marrëveshje pak para nisjes së gjyqit. Kushtet e këtyre marrëveshjeve nuk janë bërë publike.

Avokatët e K.G.M., e cila kishte nisur të përdorte Instagram-in dhe YouTube-in që në moshë të vogël, akuzojnë kompanitë e mediave sociale se projektojnë platformat e tyre për të nxitur varësinë te përdoruesit e rinj, pavarësisht se janë të vetëdijshme për rreziqet ndaj shëndetit mendor.

Zuckerberg-u, i cili mbërriti në gjykatë i shoqëruar nga sigurimi dhe bashkëpunëtorë, pritet të përballet me pyetje lidhur me dizajnin e Instagram-it dhe ndryshimet e bëra ndër vite për të rritur angazhimin e përdoruesve.

Në fokus pritet të jetë edhe modeli i biznesit i Metës, i bazuar në reklama dhe i varur nga metrika si koha që përdoruesit kalojnë në platforma.

Gjatë dëshmisë së javës së kaluar, Adam Mosseri, drejtuesi i Instagram-it, kundërshtoi idenë se përdorimi i mediave sociale përbën domosdoshmërisht varësi, duke argumentuar se edhe 16 orë përdorim brenda një dite të vetme nuk janë provë e mjaftueshme për ta cilësuar atë si të tillë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKarakteristikat dhe zhvillimit i bebës tuaj 8-muajshe
Artikulli i rradhës Mot me diell e vranësira, temperatura deri në 13°C

Ju sugjerojmë

Anglia nis testimin universal të të porsalindurve për atrofinë muskulore spinale

19/07/2026 Jetë

Vajza 12-vjeçare iu nënshtrua gjashtë cikleve të kimioterapisë pas një diagnoze të gabuar

18/07/2026 Jetë

Zjarret pyjore dhe thatësira godasin Evropën, mbi 1 mijë persona evakuohen në Spanjë

18/07/2026 Jetë

Ekspertët paralajmërojnë për rikthimin e fruthit në SHBA, rritja e rasteve lidhet me uljen e vaksinimit

18/07/2026 Jetë

Inteligjenca artificiale mund të ndihmojë mjekët të shmangin diagnozat e humbura

18/07/2026 Jetë

Gjermania miraton reformë të gjerë për modernizimin e sistemit shëndetësor dhe financimin e spitaleve

18/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.