Masat e reja kundër variantit të ri kanë hyrë në fuqi në Zvicër, njofton të mërkurën Presidenti Guy Parmelin.
Që nga dita e hënë të gjitha bizneset jo të rëndësishme do të mbyllen pas përhapjes së variantit të ri të covid-19, shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Lajmin rreth masave të reja e ka bërë të ditur Alain Berset, anëtar i Këshillit Federal Zviceran.
Ndër këto masa janë mbyllja aktuale e restoranteve, vendeve sportive dhe hoteleve deri në fund të shkurtit.
Në shumë biznese puna do të vazhdoj online dhe kjo është e detyrueshme.Në anën tjetër, mbajtja e maskës është obligative në ambiente të mbyllura.
Deri më tani, Zvicra ka konfirmuar 3,001 raste të reja pozitive të Covid-19 dhe 58 viktima./GazetaShneta/