Ministri i Shëndetësisë në Gjermani, Jens Spahn, ka bërë të ditur se vendi është në një nga fazat më rënda të pandemisë me Covid-19.
Duke folur rreth gjendjes me pandeminë, Spahn ka thënë se prioritet i tanishëm është ulja e numrit të infeksionit dhe viktimave shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Në anën tjetër, Spahn njoftoi se Gjermania ka përfituar nga Bashkimi Evropian sa i përketë vaksinave anti covid, mirëpo faktori kufizues qëndron në kapacitetin e prodhimit.
Sipas tij, deri më tani 750,000 qytetarë janë vaksinuar dhe ai premtoi se të gjithë do të marrin vaksinën anti covid./GazetaShneta/