Zvicra ofron kapacitete dhe protokolle të avancuara për reagim ndaj urgjencave për 160 mjekë në Shqiperi
Bëhet fjalë për shpëtimin e jetëve, aftësitë e urgjencës mjekësore janë të nevojshme për mjekët e familjes dhe infermierët në shtetin shqiptarë, transmeton albinfo.ch.
Mbështetja e Zvicrës për shërbimet e urgjencës shëndetësore synon edhe profesionistët e kujdesit parësor.
Fondacioni Zviceran për Inovacion / Emergency Response Albania – ERA po ofron kapacitete dhe protokolle të avancuara për reagim ndaj urgjencave për 160 mjekë dhe infermierë nga 16 bashki të ndryshme në Shqipëri.
“Është thelbësore që njerëzit të marrin ndihmë dhe përgjigje ndaj urgjencave sa më shpejt të jetë e mundur dhe sa më afër vendit ku është e nevojshme”, shprehet ambasadorja zvicerane Ruth Huber.




