Zyra e Personelit të SHSKUK-së e ka anuluar konkursin për dy pozita të rëndësishme në këtë institucion, shef i Prokurimit dhe shef i Financave.
Njoftimi për anulim është publikuar më datën 9 shkurt por në dokument nuk është përmendur ndonjë arsye për anulimin e konkursit, shkruan Gazeta Shneta.
“Për anulimin e Konkursit Publik me nr. 3231 datë 02.12.2022 për pozitën Shef i Sektorit të Financave dhe Shef i Sektorit të Prokurimit në SHSKUK”, thuhet në këtë njoftim për publikuar nga Sektori i Burimeve Njerëzore në SHSKUK.

Për këto dy pozita kanë qenë gjashtë kandidatë, duke përfshirë edhe ushtruesit aktual të detyrës Enver Gashi dhe Selami Krasniqi. Testi me shkrim për këto pozita ishte mbajtur por rezultatet nuk ishin publikuar. /Gazeta Shneta/
Krasniqi e Gashi sërish pretendent për dy pozitat e rëndësishme në SHSKUK




