Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Zyra Ligjore e kryeministrit: UA për shkollim specialistik në kundërshtim me Ligjin për Shëndetësi

Lajme 14/08/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Zyra Ligjore e kryeministrit ka konstatuar se Udhëzimi Administrativ 05/2017 për shkollim specialistik është në kundërshtim me Ligjin për Shëndetësi, pasi nuk ka trajtuar në plotëni rolin e odave të profesionistëve shëndetësor dhe kompetencat e tyre në këtë proces.

Odat e profesionistëve shëndetësorë i janë drejtuar Zyrës Ligjore të kryeministrit me kërkesë për të anuluar Udhëzimin Administrativ 05/2017 për shkollim specialistik, me arsyetimin se i njëjti është në kundërshtim me Ligjin për Shëndetësi dhe Ligjin për odat e profesionistëve shëndetësorë, shkruan Gazeta Shneta.

Kjo kërkesë e tyre ka ardhur pas shpalljes së konkursit për specializime nga MSH, për 1034 pozita të lira për specializantë, shumica prej të cilave me vetfinancim në bazë të Udhëzimit Administrativ 05/2017.

Në kërkesën e parashtruar nga odat, është arsyetuar se UA 05/2017 ka cënuar autorizimet ligjore të cilat dalin nga neni 9, paragrafi 1, nën paragrafi 1.7, i Ligjit për odat e profesionistëve, ku përkufizohet se në kuadër të kompetencave publike, Odat kanë kompetencë lidhur me ‘verifikimin e ligjshmërisë të procesit të specializimit, organizon provimin specialistik, organizon dhe mbikëqyr sub-specializimet’.

“Poashtu, sipas dispozitave të Ligjit për Shëndetësi, sipas nenit 72, paragrafit 5, verifikimi i ligjshmërisë së procesit të specializimit dhe organizimi i provimit specialistik bëhet nga odat përkatëse profesionale”, thuhet në dokumentin e Zyrës Ligjore të cilin e posedon Gazeta Shneta.

Meqë MSH ka paraparë në programin legjislativ projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Shëndetësi, atëherë Zyra Ligjore ka kërkuar nga MSH që të adresojë edhe këtë çështje pasi nevojitet harmonizim juridik në procesin e specializimeve.

“Udhëzimi administrativ Nr. 05/2017 për shkollim specialistik, nuk e ka trajtuar rolin që kanë Odat e profesionistëve shëndetësor dhe kompetencat e tyre që i kanë sipas Ligjit Nr. 04/125 për Shëndetësi. Mbetet në përgjegjësi të organit propozues të këtij akti nënligjor, të fillojë procedurën e ndryshimit dhe plotësimit të tij dhe ndërmarrë hapat e tjerë në përputhje me Rregulloren Nr. 09/2011 e Punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe për këtë të njoftojë kryeministrin dhe Qeverinë”, thuhet në pikën 8.5 të interpretimit të Zyrës Ligjore.

Kujtojmë se odat e profesionistëve shëndetësorë kanë kundërshtuar hapur konkursin për specializime, pasi kanë deklaruar se nuk janë përfshirë në proces dhe nuk janë marr parasyshë rekomandimet e tyre për formimin e komiteteve specialistike.

Madje kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës Dr. Pleurat Sejdiu, e pati quajtur proces të kriminalizuar pas shpalljes së konkursit nga Ministria e Shëndetësisë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakZemaj: Largimi i tre anesteziologëve nga QKUK në kohë pandemie jo etik, OMK të merret me ta
Artikulli i rradhës Rusia ofroi ndihmë mbi vaksinën e koronavirusit, SH.B.A nuk pranoi të merret në shqyrtim kjo vaksinë

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.