Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj e ka komentuar sot largimin e tre anesteziologëve nga QKUK, të cilët e lan punën në sektorin publik për t’u punësuar në spitalet private.
Zemaj po konsideron se lagimi i tyre nga sektori publik në kohë pandemie është i pa drejtë dhe jo etik, e sipas tij Oda e Mjekëve do të duhej të merrej me ta.
“Oda e Mjekëve të merret me mjekët që e lanë punën në sektorin publik në kohë pandemisë pasi ka qenë veprim jo i drejtë, jo etik dhe jo human”, ka deklaruar Zemaj.
Tre anesteziologë, Dr. Agron Hoti, Dr. Islam Bytyqi dhe Dr. Agron Ruva, e kanë lënë punën muajin e kaluar në QKUK.
Në anën tjetër Zemaj ka thënë se janë duke përgatitur konkursin për 100 specialistë të pa punë të cilët do të punësohen në SHSKUK. /Gazeta Shneta/