Më shumë se një e treta e pacientëve kirurgjikal zhvillojnë komplikime si rezultat i procedurës së tyre, tregon një studim i ri.
Rreth 38% e pacientëve të rritur vuajnë një ngjarje të padëshiruar gjatë ose pas operacionit të tyre, raportuan studiuesit më 13 nëntor në “BMJ”. Gati gjysma e këtyre komplikimeve rezultojnë në dëm serioz, kërcënues për jetën ose fatal, treguan rezultatet.
Për më tepër, rreth 60% e komplikimeve ishin potencialisht të parandalueshme, shkruan burimi Health Day përcjell Gazeta Shneta.
“Ngjarjet e padëshiruara mbeten të përhapura në kujdesin shëndetësor bashkëkohor, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe të parandalueshme të pacientit gjatë shtrimit në spital”, përfundoi ekipi hulumtues i udhëhequr nga Dr. Andre Duclos, profesor i shëndetit publik në Universitetin Claude Bernard Lyon në Francë.
Megjithatë, kirurgët nuk janë arsyeja e vetme pse ndodhën këto komplikime, thanë studiuesit.
Për studimin, studiuesit analizuan më shumë se 1000 pranime për kirurgji në 11 spitale të Masaçusets që u zhvilluan në vitin 2018.
Rreth gjysma (49%) e komplikimeve ishin të lidhura me procedurat kirurgjikale, të ndjekura nga ngjarjet e padëshiruara të barnave (27%), infeksionet e lidhura me kujdesin shëndetësor (12%) dhe problemet e lidhura me spitalin si rrëzimet aksidentale ose ulcerat e presionit (11%).
“Rreth një e katërta e të gjithë pacientëve përjetuan ngjarje të padëshirueshme potencialisht të parandalueshme”.
Arsyet e mundshme për këto komplikime mund të përfshijnë sindromën e djegies te mjeku, personelin e pamjaftueshëm të infermierëve dhe dështimin për të përdorur teknologjinë që mund të zbulojë dhe parandalojë problemet shëndetësore. /Gazeta Shneta/


