Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

1 në 4 persona me diabet në SHBA kanë këtë gjendje që rrezikon shikimin

Jetë 12/02/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gati 10 milionë njerëz me diabet në SHBA kanë retinopati diabetike, një dëmtim i syve që vie si rezultat i sëmundjes, zbulon një studim i ri.

Ky numër është shumë më i lartë se vlerësimi i mëparshëm nga viti 2004, i cili tregonte se 4.1 milionë njerëz po jetonin me këtë sëmundje të syve, shkruan burimi Health përcjell Gazeta Shneta.

Diabeti i patrajtuar ose i kontrolluar keq është arsyeja kryesore pse njerëzit zhvillojnë retinopati diabetike, por mungesa e kontrolleve dhe ekzaminimeve të rregullta të syve gjithashtu luan një rol.

Diabeti është një sëmundje e zakonshme që prek më shumë se 11% të popullsisë së SHBA, ose 37.3 milionë njerëz.

Kjo gjendje shkakton rritjen e nivelit të sheqerit në gjak, e cila mund të çojë në shumë komplikime—përfshirë zhvillimin e retinopatisë diabetike, një nga shkaqet kryesore të verbërisë te të rriturit.

“Retinopatia diabetike është një sëmundje e retinës, e cila është shtresa nervore në pjesën e pasme të syrit,” shpjegon Dr. Mitul Mehta, oftalmolog dhe profesor në Institutin “Gavin Herbert Eye”, të Universitetit të Kalifornisë-Irvine.

“Kjo është kryesisht një sëmundje e enëve të gjakut, sepse diabeti i dëmton ato dhe këto inde të gjalla kanë nevojë për enë të shëndetshme të gjakut për të funksionuar.”

Rreziku i retinopatisë diabetike është më i madh nga sa mendohej më parë

Sipas një studimi të publikuar më 15 qershor në revistën “JAMA Ophthalmology”, rreziku për retinopati diabetike është më i lartë se sa vlerësimet e mëparshme sugjeronin.

Duke përdorur të dhëna nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe Byroja e Regjistrimit të SHBA, studiuesit vlerësuan se në vitin 2021 rreth 9.6 milionë njerëz (ose 26.43% e personave me diabet) kishin retinopati diabetike.

Nga këta, 1.84 milionë persona (rreth 5%) kishin forma që rrezikonin shikimin.

Çfarë është retinopatia diabetike?

Retinopatia diabetike mund të zhvillohet si te personat me diabet të tipit 1, ashtu edhe te ata me diabet të tipit 2 dhe mund të shkaktojë humbje të shikimit nëse nuk diagnostikohet dhe trajtohet në kohë.

“Retinopatia diabetike është një sëmundje progresive që përkeqësohet me kalimin e kohës,” shpjegon Dr. Michael Abramoff, oftalmolog dhe profesor në Universitetin e Iowa.

“Në fazat më të rënda, retina mund të shqyhet ose të pësojë hemorragji, duke shkaktuar humbje të pakthyeshme të shikimit.”

Ai thekson se simptomat vizuale zakonisht shfaqen në faza të avancuara të sëmundjes.

“Shpesh, retinopatia diabetike zhvillohet pa ndonjë simptomë të dukshme, por dëmtimet në qelizat nervore të retinës ndodhin që në fazat e hershme,” thotë ai. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakSi ndikon dieta ushqyese në rrezikun e kancerit: Çfarë thonë studimet e fundit?
Artikulli i rradhës U gjet pa shenja jete 69 vjeçari në Gjilan, policia thotë se dyshohet se kreu vetëvrasje

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.