Ka shumë kërkime që sugjerojnë se dieta ushqyese e një personi mund të ndikojë në rrezikun e tij për kancer, veçanërisht për kanceret gastrointestinale.
Studimet e fundit shtojnë më tej këtë dëshmi, duke treguar se si ushqime të ndryshme mund të ulin ose rrisin rrezikun e formave të ndryshme të kancerit, shkruan burimi Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Një studim i janarit 2025, botuar në revistën “Nature Communications”, sugjeron se qumështi i lopës dhe ushqimet e pasura me kalcium mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të kancerit kolorektal.
Teksa, një tjetër studim, i botuar në revistën “Nature Metabolism”, tregon se ushqimet e pasura me fibra mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të kancerit kolorektal duke bërë që bakteret në zorrë të “aktivizojnë” disa gjene të caktuara.
Së fundi, një studim i publikuar në dhjetor 2024 në revistën “Cancer”, sugjeroi se konsumimi i katër filxhanëve kafe në ditë lidhet me një rrezik më të ulët për kancerin e kokës dhe qafës.
Gjatë viteve, shumë studime kanë sugjeruar se dieta jonë ushqyese mund të ndikojë në rrezikun e kancerit, veçanërisht në rastin e kancereve që prekin sistemin gastrointestinal.
Për shembull, konsumimi i mishit të kuq dhe të përpunuar lidhet me një rrezik të shtuar për shumë lloje të ndryshme kanceri, përfshirë kancerin e gjirit, endometrit dhe kolorektalit.
Në të kundërt, dietat e pasura me fruta dhe perime, si dieta mesdhetare, janë të lidhura me një rrezik më të ulët të kancerit.
Gjatë muajve të fundit, kanë dalë prova të reja që theksojnë rolin e mundshëm të dietës në rrezikun dhe parandalimin e kancerit. /Gazeta Shneta/


