Një në pesë persona në koma mund të jenë “të mbyllur”, që do të thotë se ata janë të vetëdijshëm për rrethinën e tyre, por nuk janë në gjendje të komunikojnë.
Një studim i madh ka zbuluar se disa njerëz me dëmtime të rënda të trurit mund të kryejnë detyra komplekse mendore pavarësisht se nuk janë në gjendje të lëvizin ose të flasin, raporton New Scientist përcjell Gazeta Shneta.
Ishte më e lehtë të përjashtohej fenomeni “kur mendohej se ishte një dukuri e rrallë”, thotë Nicholas Schiff në Kolegjin Mjekësor Weill Cornell në Nju Jork. Por tani, duke pasur parasysh studimin e fundit, “askush nuk mund ta injorojë atë”.
Njerëzit me të ashtuquajturat çrregullime të vetëdijes janë ose në koma ose në gjendje vegjetative, ku nuk tregojnë vetëdije për mjedisin e tyre, ose në një gjendje minimale të vetëdijshme, ku shfaqin shenja të herëpashershme të zgjimit, si hapja e syve, por vetëdije minimale. /Gazeta Shneta/


