Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

10 gabimet që bëjnë prindërit pas lindjes së bebeve

Jetë 08/09/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Të gjithë prindërit bëjnë gabime. Qëllimi nuk është të fajësojmë, qëllimi është të reflektojmë sepse ndonjëherë ajo që promovohet në një kulturë të caktuar nuk është gjithmonë në interes të zhvillimit të fëmijës sonë.

Gabimi nr.10: Adhurimi i fëmijëve tanë

Është e rëndësishme të kujtohemi se fëmijët janë bërë për tu dashur, jo për tu adhuruar. Pra kur ne i trajtojmë ata si qendra e universit ne krijojmë një idhull të rremë duke kthyer gjërat e mira të tij në të mrekullueshme.

Gabimi nr.9: Besimi se fëmijët tanë janë perfektë

Psikologët, mësuesit dhe profesionistë të tjerë referojnë se prindërit e sotëm nuk duan të dëgjojnë asnjë koment negativ për fëmijën e tyre. E vërteta dhemb, por kur e dëgjojmë atë me një zemër dhe mendje të hapur ne marrim qëndrime që e përmirësojnë situatën dhe mund të ndërhyjmë në kohë. Është më e lehtë të merresh me një të vogël problematik sesa të riparosh një të rritur, transmeton Gazeta Shneta.

Gabimi nr.8: Të jetuarit përmes fëmijëve

Prindërit bëhen shumë krenarë nga fëmijët e tyre. Prindërit lumturohen më shumë kur ata arrijnë suksese sesa kur vetë prindërit arrijnë suksese. Por nëse jemi shumë të përfshirë dhe investues në jetën e tyre është e vështirë të dallohet ku mbarojnë ata dhe ku fillojmë ne. Kur fëmijët bëhen zgjatimi jonë, ne i shohim ata thjesht si shansin tonë të dytë.

Gabimi nr.7: Dëshira për të qënë shok/shoqe e ngushtë e fëmijës

Prindi është prind dhe fëmija jo gjithmonë do të pëlqejë mendimet dhe rregullat e tij. Dëshira për të qënë shok i ngushtë me fëmijën çon në një prindërim liberal sepse prindi ka frikë të përballet me kundërshtimet e fëmijës.

Gabimi nr.6: Angazhimi në prindërim konkurues

Çdo prind ka tendencën të përfshihet në krahësime. Mjafton që një fëmijë tjetër të përfitojë në kurriz të fëmijës sonë dhe krahësimi kthehet në një monstër konkuruese dhe prindërit fillojnë të përcjellin tek fëmija mesazhin “të fitosh me çdo kusht”. Në bazë të gjithë kësaj qëndron frika; frika se fëmijët tanë do të ngelen mbrapa. Sigurisht që fëmijët duhet të luftojnë për të fituar atë që duan, por karakteri gjatë rrugës së fitores ka po ashtu një rëndësi të madhe, sidomos kur je i rritur më pas.

Gabimi nr.5: Humbja e botës së fëmijëve

Rritja e fëmijëve është një punë e lodhshme monotone dhe ndonjëherë mezi presim që të rriten në mënyrë që të lodhemi më pak dhe të dimë çfarë drejtimi do të marrin në jetë. Por duke menduar për të ardhmen e tyre, shpesh nuk shijojmë momentet e bukura të së tashmes me ta. Ne harrojmë të lejojmë fëmijët të jenë fëmijë dhe të shijojnë fëmijërinë e tyre pa presione dhe frikëra për të ardhmen.

Gabimi nr.4: Rritja e fëmijës që duam, jo e atij që kemi

Prindërit ëndërrojnë për fëmijët e tyre që para se ata të lindin, por për ironi të fatit ata asnjëherë nuk bëhen ashtu siç parashikohen nga prindërit. Imponimi i ëndërrimeve tona tek ata nuk funksionon. Vetëm kur i shohim ashtu siç janë ata në të vërtetë mundemi të ndikojmë pozitivisht në jetën e tyre.

Gabimi nr.3: Harrimi se veprimet tona kanë zë më të lartë se fjalët tona

Shembujt dhe modelet e sjelljes që jepen nga prindërit merren më shumë parasysh nga fëmijët sesa leksionet mbi jetën. Nëse duhet tu mësojmë diçka atyre, duhet të kontrollojmë më parë veten tonë.

Gabimi nr.2: Gjykimi i prindërve të tjerë dhe i fëmijëve të tyre

Pavarësisht se stilet tona të prindërimit ndryshojnë nuk është detyra jonë të gjykojmë prindërit e tjerë. Në thelb, asnjëri nuk është “vetëm i mirë” apo “vetëm i keq”. Të gjithë jemi një kombinim i të dyjave.

Gabimi nr.1: Nënvlerësimi i karakterit

Karakteri, morali, busulla e brendshme e fëmijëve tanë është baza për një të ardhme të lumtur dhe të shëndetshme. Ato vlejnë më shumë se çdo notë e mirë apo trofe i fituar. Nëse duam që ata të ndërtojnë karakter, vetëbesim, forcë dhe durim, na duhet t’i lemë ata të përballen me shumëllojshmërinë dhe të përjetojnë krenarinë që pason nga të qënurit i fortë. Është e vështirë t’i shohim fëmijët të dështojnë, por ndonjëherë është e domosdoshme. Ka një million mënyra për të dashur një fëmijë, por me qëllim që ata të jenë të lumtur, ne duhet të jemi mendjehapur që ndonjëherë duhet të na dhembë pak sot që të fitojmë më shumë mot. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMrekullia e të lindurit binjakë, ja disa fakte interesante
Artikulli i rradhës Doktor Behar Kusarit, i dedikon një shkrim prekës vëllai binjak

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.