Pak ditë pasi të sillni në jetë gëzimin tuaj që prisni për nëntë muaj, tani më e gjitha kalon edhe në përgjegjësi, për shkak se do të duhesh të kujdesesh të paktën deri në moshën 18 vjeçare.
Si të siguroni që ky fëmijë të rritet i shëndetshëm në botën e sotme?
Qetësohuni—ju nuk mund të dini shumë për prindërimin, por ka shumë ekspertë që mund të ju ndihmojnë në këtë aspekt.
Mbani pritshmëri të mëdha për të voglin tuaj, e njëjta vlen për të gjitha veprimet që bënë në jetën e tij/saj, transmeton Gazeta Shneta.
Jepni një jetë edhe shpirtërore, studiuesit zbulojnë se nxënësit e shkollës së lartë që perceptojnë fenë si të rëndësishme janë më pak të prirur të përdorin duhanin apo alkoolin ose marihuanën.
Inkurajoni marrëdhëniet me të rriturit e tjerë. Studiuesit zbulojnë se fëmijët me një ‘mentor’ të fortë në jetën e tyre kanë më pak gjasa të angazhohen në sjellje të rrezikshme.
Jini aktiv së bashku—fëmijët nuk mund të jenë aktiv derisa ju shohin juve të shtrirë në shtrat tërë kohën.
Po ashtu, bëhuni prind, jo miq me fëmijën tuaj, për shkak të vendosjes së disa kufinjëve, dhe respektimi i rregullave mund të sjell shpërblim si miq./Gazeta Shneta/