Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

10 mënyra si te jeni prindër të lumtur

Jetë 03/05/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Prindërimi është një punë me kohë të plotë, por nuk duhet të neglizhoni veten dhe mirëqenien tuaj fizike, psikologjike dhe emocionale.

Disa këshilla si të jeni prindër të lumtur

1) Mos u tregoni e ashpër me veten

Ky është një kurth në të cilin bien shumë prindër. Duke pasur një ide të qartë se çfarë duhet të bëjë një prind dhe çfarë jo, shpesh tregoheni të ashpër me veten në përpjekje për të qenë prindi perfekt. Në fakt perfeksioni nuk ekziston dhe është normale edhe të bësh gabime, nga të cilat më pas mësohet.

2) Mos i impononi pikat e forta të fëmijës

Duke qenë prind, ju gjithmonë besoni se e dini ç’është më e mira për fëmijët. Por lërini ata të eksplorojnë vetë e ta njohin veten me pikat e tyre të forta, talentet, dëshirat, pikat e dobëta etj.

3) Shmangni panikun në rastin e vendimmarrjeve të gabuara

Kur një vendim që keni marrë nuk ka dhënë rezultatet e pritshme, është e natyrshme të ndiheni në faj. Por, duhet të shmangni panikun, ndjenjat e frikës dhe reagimet impulsive.

4) Lejoni që fëmija juaj të dështojë

Prindërit duhet t’i japin mundësinë fëmijës të dështojë, sepse kjo do t’i çojë drejt suksesit. Nëse i privoni nga dështimet, do t’i privoni nga mundësia e të mësuarit dhe të fituarit rezistencë.

5) Mos u stresoni për ritmin e zhvillimit të fëmijës

Secili fëmijë ka ritmin e tij të zhvillimit, prandaj nuk është mirë të bëni krahasime e të stresoheni. Nëse mendoni se diçka nuk shkon, konsultohuni me mjekun.

6) Mos e lini pas dore bashkëshortin tuaj

Prindërit vërtet nuk duhet të lënë pas dore detyrat e tyre ndaj fëmijëve, por nuk duhet të anashkalojnë as përgjegjësitë si partnerë. Gjithmonë gjeni kohë për tu argëtuar dhe për t’i treguar dashuri njëri-tjetrit.

7) Respektoni oraret e fëmijës

Përpiquni të repsektoni oraret e fëmijëve dhe gjatë fundjavës, të mos keni shumë ndryshime,sepse kjo do të sjellë çekuilibër të funskionimit të organizmit.

8) Mos i dëgjoni verbërisht këshillat e të tjerëve

Shpesh njerëzit e tjerë mund t’ju ngatërrojnë me eksperiencat e tyre dhe të imponojnë mendimin e tyre tek ju. Mos i dëgjoni verbërisht për gjithçka që ju thonë.

9) Mos e izoloni veten

Mbani kontakte me miqtë, me nëna të tjera, lexoni, merrni pesë në forume në rrjete sociale sepse mund të gjeni shumë ndihmë aty.

10) Shkëputuni pak, pa u ndjerë në faj

Mos lejoni që ndjenja e fajit për të mos u shkëputur asnjë çast nga fëmijët, t’ju bëjë të hiqni dorë nga vetja. Jepini kohë vetes të shkëputeni, të dilni,të kujdeseni për gjërat tuaja, sepse kështu rifitoni energji të reja. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPirja e duhanit gjatë kohës së gjidhënjes
Artikulli i rradhës Ndikimi i tradhëtisë bashkëshortore tek femija

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.