Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

10 raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Lajme 25/11/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Policia e Kosovës ka raportuar për disa raste të dhunës në familje të ndodhura gjatë 24 orëve të fundit në disa komuna të vendit.

Në Prishtinë, janë arrestuar tre persona të dyshuar për ushtrim të dhunës fizike ndaj bashkëshorteve të tyre, ku viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor dhe në dy raste të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa në një rast palët janë liruar në procedurë të rregullt.

Në një tjetër rast në Prishtinë, një burrë ka raportuar dhunë psikike të vazhdueshme nga ish-bashkëshortja e tij, e cila është arrestuar dhe më pas liruar në procedurë të rregullt.

Në Fushë Kosovë është arrestuar një i dyshuar për dhunë fizike ndaj bashkëshortes, ku pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Në Podujevë, një i dyshuar është arrestuar për sulm fizik ndaj bashkëshortes dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në Gjilan janë regjistruar dy raste të ngjashme, ku dy burra janë arrestuar për ushtrim të dhunës ndaj bashkëshorteve të tyre.  Njëri rast pa të lënduar e tjetri me trajtim mjekësor për viktimën, dhe në të dyja rastet të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Në Pejë, një nënë ka raportuar se djali i saj ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj, ndërsa pas intervistimit rasti është proceduar në procedurë të rregullt.

Në një rast tjetër në këtë komunë, një person i dyshuar është arrestuar për kanosje ndaj bashkëshortes nën ndikim të alkoolit dhe shkelje të urdhrit mbrojtës, duke u dërguar në mbajtje.

Në Leposaviq, është arrestuar një mashkull kosovar i cili nën ndikim të alkoolit kishte sulmuar fizikisht babanë e tij, ndërsa viktima ka refuzuar trajtimin mjekësor; i dyshuari do të mbahet në stacion policor deri në këndellje dhe më pas do të intervistohet.

Artikulli paraprakQeveria ndan mbi 7.8 milionë euro për ShSKUK-në
Artikulli i rradhës OBSH: Rriten rastet e tuberkulozit, hepatitit dhe rezistencës ndaj antibiotikëve

Ju sugjerojmë

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.