Qeveria në detyrë e Kosovës ka ndarë 7,836,618 euro për Shërbimin Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës, gjatë një mbledhjeje elektronike të mbajtur të hënën.
Sipas vendimit të Qeverisë, ndarja u bë pas kërkesës së Ministrisë së Financave për kursime dhe shpërndarje të mjeteve.
Shuma e ndarë është caktuar për mallra dhe shërbime që mbulojnë nevojat operative të ShSKUK-së.
Në vendim thuhet se Qeveria miratoi kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për shpërndarjen e këtyre mjeteve./Gazeta Shneta/




