Dhjetë (10) qytetarë kanë rezultuar të infektuar me koronavirus sipas raportit të fundit nga 65 mostra të testuara në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike ndërsa nuk është raportuar për të vdekur me COVID-19.
Në raportin e përditësuar të datës 28 dhjetor, gjithashtu bëhet e ditur se tre (3) qytetarë janë shëruar nga infeksioni SARS-CoV-2. /Gazeta Shneta/




