10 të pavërteta për trurin

2017-03-03 në ora 20:25

Edhe sot ndërsa shkenca ka bërë shumë përpara në studimin e organizmit njerëzor, truri vazhdon ende të jetë organi me misterioz dhe i panjohur deri në thelb prej shkencëtarëve.

E si i tillë ai ka qenë dhe vazhdon të jetë objekt i përfundimeve të pavërteta, miteve false, apo ekuivokëve të ndryshme. Me poshtë janë disa prej tyre:

Ngjyra e trurit është gri. Sa i herë i referohemi trurit, sinonimi më i pahapur në lidhje më të është “lënda gri”, duke hamendësuar se e tille është edhe ngjyra natyrale e strukturës më të sofistikuar të organizmit. Në fakt nuk është kështu. Me ngjyrë gri është një prej strukturave anatomike të saj, sikurse ka zona që janë me ngjyrë të bardhe apo rozë, në varësi të enëve të gjakut që furnizojnë atë.

Organi i trurit është një strukture shumë e përsosur, ndaj është e paimagjinueshme që ajo të kishte një suficit të tillë qelizash në raport me nevojat. Eksperimentet e shumta kanë treguar se truri është në punë ku përfshihen edhe struktura tepër periferike edhe gjatë kohës që ne jemi në gjumë.

Madhësia e trurit përcakton inteligjencën. Në fakt madhësia e trurit është në raport me masën trupore. Tek njerëzit ky raport është 1:50 dhe tek mamiferët e tjerë kjo është 1:180, në zogj është 1:220.

Nën presion pune më mirë. Përgjithësisht nën presion përkundrazi është më e vështirë të marrësh vendime pa gabime.

Hemisfera e majtë drejton atë të djathtë. Analiza të fundit kanë treguar se këto dy hemisfera janë shumë të lidhura me njëra tjetrën dhe të gjitha ushtrimet me të cilat përballet truri vënë njëkohësisht në punë të dyja hemisferat.

Efekti Mozart. Prej kohesh është menduar se truri përmirëson gjendjen e humorit nën tingujt e muzikës klasike përmes aktivizimit të dopaminës, një hormon që prodhohet në tru. E vërteta është se kjo gjë ndodh edhe më të tjera kategori muzikore, sikurse edhe ato bashkëkohore rap, pop etj.

Alkooli i vret neuronet. Edhe pse sasi të mëdha alkooli dëmtojnë pjese ekstreme të neuronit, nuk është korrekte të thuash se i vret ato.

Dëmtimet e trurit janë të përhershme. Fatmirësisht nuk është gjithnjë kështu. Truri ruan aftësi që të riparoje dhe të ndërtojë të tjera sinapse, veçanërisht kur këto dëmtime janë të lokalizuara.

Pas moshës 40 vjeçare truri fillon të bjerë. Për fat të mire as kjo nuk është e vërtetë. Me kalimin e moshës, tek njeriu përmirësohet më shumë aftësia e të folurit, të kuptuarit të situatave dhe konflikteve sociale, kontrollit të emocioneve.

Çdo zonë ka detyra të përcaktuara dhe të ndara. Edhe pse truri ka zona të caktuara të lidhura me funksione të caktuara, puna e tij është e ndërtuar në atë forme që kërkon angazhimin e shumë zonave të tjera në kryerjen e veprimeve.

Kujtesa mund të stërvitet. Edhe pse një aktivitet i përditshëm i trurit si leximi, shëtitjet, udhëtimet, takimet, bisedat kanë një ndikim pozitiv mbi të, gjithsesi nuk duhet menduar se kujtesa është si një muskul që mund të stërvitet.

Kujtesa shet një regjistrues besnik. Nuk janë të rralla kur kujtesa mashtrohet nga ndërhyrje të tjera të me pasme duke deformuar realitetin e ndodhur. Ndaj edhe pse në vetvete mund të jemi të bindur që ajo që kujtojmë është realiteti ashtu siç ka ndodhur, në fakt, jo gjithmonë mund të ndodhë të jetë kështu.