Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 2,660 testime të kryera janë konfirmuar 11 raste pozitive me Covid-19.
Në 24 orët e fundit është raportuar një rast i vdekjes si rezultat i përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga Covid-19 shkruan Gazeta Shneta.
Në anën tjetër, 109 pacientë e kanë mposhtuar Covid-19, kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve është mbi 104 mijë.Deri më sot, numri i rasteve aktive është 733.
Mes tjerash, është bërë e ditur se përgjatë kësaj periudhe janë administruar 3,730 doza të vaksinës anti covid./GazetaShneta/