Ndonjëherë gjërat që nuk i flisni kurrë në shoqëri janë më interesantet. Sikur për shembull sperma. Është një nga subjektet e lidhura me seksin që janë të fshehura në aq shumë mister saqë bëhet edhe më shumë intriguese. Ka disa fakte të dukshme për të, si për shembull është kryesorja për të bërë fëmijë por më poshtë do të gjeni 10 fakte për spermën që duhet t’i dini.
Sperma dhe spermatozoidët janë dy gjëra të ndryshme
Njerëzit shpesh i përdorin këto dy terma në mënyrë të ndërsjelltë por ato nuk janë të njëjta. Sperma është ajo që prodhohet nga penisi gjatë derdhjes kurse spermatozoidët janë qelizat germike mikroskopike, të cilat janë në një mision për të fekonduar një vezë.
Ata mbajnë gjysmën e numrit të kromozomeve të rregullta njerëzore ndërsa vezët mbajnë gjysmën tjetër në mënyrë që një zigot të jetë i kompletuar. Nëse një spermatozoid me kromozom X e fekondon një vezë, zigoti do të jetë femës, nëse spermatozoidi mbart një kromozom Y, zigoti do të jetë mashkull.
Sperma djeg vetëm rreth 5-10 kalori për derdhje
Kjo është për shkak se ajo është më së shumti ujë. Është gjithashtu i përbërë nga sheqerna si fruktoza, protina të prodhuara nga prostata të quajtur prostaglandinat dhe enzimat, shkruan Self.com, transmeton Gazeta Shneta.
Ekziston një sasi e kufizuar e spermës në çdo derdhje
Në rreth 1.5 deri në 5 mililitra spermë ka rreth 15 milion spermatozoidë. Para së gjithash, shumica e spermës humbet, nuk sfidon gravitetin dhe qëndron veëm në vaginë.
Zakonisht nuk ka spermatozoidë në para-derdhje
Në të vërtetë, lëngu i pastër që del para derdhjes është bërë nga sekrecione prostatike apo lëngje nga prostata. Kjo nuk do të thotë që ju absolutisht nuk mund të mbeteni shtatzënë nga paraderdhja. Teorikisht spermatozoidi mund të varet në uretrën gjithashtu fakti që nuk përmban spermatozoidë nuk iu mbron nga infeksionet e transmetuara seksualisht.
Sperma mund të mbijetojë për një kohë të caktuar brenda trupit femëror
Ajo mund të jetë në gjendje të rrijë deri në pesë ditë.
Disa gjëra të përditshme mund të dëmtojnë spermën e meshkujve
Disa nga faktorët kryesorë si: pirja e duhanit, nxehtësia e tepruar dhe mbipesha mund ta dëmtojnë spermën. Gjithashtu edhe pse nuk është e vërtetuar shkencëtarisht, mund të jetë e mundur që edhe mbajtja e laptopëve mund të dëmtojë atë.
Nga krijimi deri në derdhje kalojnë rreth tre muaj
Duhet rreth 64 ditë që trupi i mashkullit të prodhojë spermatozoidë, pastaj rreth 24 deri në 28 ditë të tjera për t’u transportuar dhe në fund të lëshohet.
Nuk ka mënyrë shkencore të shëndoshë për njerëzit që të ndryshojnë shijen apo erën e spermës së tyre
Por nëse ai është i shëndetshëm, ai nuk duhet të ketë shije apo erë të keqe. Ndoshta jo si çokollatë por defenitivisht jo e keqe.
Është jashtëzakonisht e çuditshme por mund të jeni alergjik ndaj spermës
Disa nga simptomat se jeni alergji në spermë janë kruarje ënjtje dhe skuqje. Njerëzit që kanë një alergji në spermë mund të desensitizohen nëpërmjet ekspozimit por nën kujdesin e mjekut.
Burrat prodhojnë një sasi shokuese të spermës gjatë jetës
95% e njerëzve që prodhojnë nivele normale të spermës krijojnë rreth 2 trilionë të spermës gjatë jetës dhe rreth 700 miliard spermatozoidë. Kjo arrinë në rreth 7.5 litra spermë në jetën e një njeriu./GazetaShneta/