Nëse keni përfunduar procesin e prezantimit të ushqimeve tek bebja juaj mund të filloni të bëni kombinime të ndryshme.
Ja çfarë mund të përgatisni çdo ditë për fëmijën tuaj.
Karotë dhe kungull: këto perime janë shumë të pasura me vitaminë A. Pasi e keni përgatitur purenë mund ta rregulloni me pak qumësht dhe vaj ulliri.
Lulakër dhe patate e ëmbël: shumë të pasura me vitaminë C, A dhe folate. Pastroni dhe zieni perimet. Mund të rregulloni purenë me qumësht dhe një lugë vaj ulliri.
Karotë, presh dhe patate: një vakt i pasur me vitaminë A. e prisni preshin në copa të vogla dhe e skuqni në pak vaj ulliri. Më pas shtoni copat e karrotës dhe patates dhe i zieni derisa të zbuten. Edhe në këtë rast mund të shtoni në pure pak qumësht, vaj ulliri dhe djathë parmixhan.
Kungull jeshil, spinaq dhe domate: domatet janë shumë të pasura me vitaminë C, të cilat ndihmojnë trupin të absorbojë hekurin. Domatet nuk duhet të zihen me lëkurë dhe spinaqi duhet të shtohet 3-4 minutat e fundit. Mund të shtoni edhe miell orizi.
Brokoli, bizele dhe patate: kjo pure do të jetë disi më e trashë për fëmijën. Para se të grini perimet shtoni pak vaj ulliri dhe qumësht në grirëse.
Pastinak dhe patate e ëmbël: vakt i pasur me vitaminë A, E dhe C. Mund të shtoni edhe pak qumësht.
Kumbull dhe mollë: përdorni kumbulla të ëmbla dhe i hiqni lëkurën. I zieni në pak ujë dhe më pas i shtypni për të përftuar një pure homogjene.
Pjeshkë dhe dardhë: i jepni fëmijës tuaj sa më shumë vitamina C dhe E me anën e këtij vakti. I zieni frutat dhe më pas i shtypni. Frutat nuk duhet të kenë lëkurë.
Avokado dhe banane: kombinimi klasik shumë i pasur me vitaminë E dhe yndyrna të shëndetshme.
Salmon dhe patate e ëmbël: salmon përmban omega 3 shumë të rëndësishme për sytë dhe trurin e fëmjës. Mund të shtoni edhe karrotë nëse dëshironi. /pernenat