12 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me coronavirus nga 477 testime të bëra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
Në raportin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë nuk raportohet për të vdekur përderisa njoftojnë se 21 qytetarë të infektuar me SARS-CoV-2 janë shëruar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 128 doza të vaksinave anti-COVID.
Deri më tani janë administruar mbi 1,8 milion doza të vaksinave kundër coronavirusit.
Aktualisht në nivel vendi janë 148 raste aktiveme COVID-19. /Gazeta Shneta/