Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

12 vjeçari nga Kuksi ndërron jetë në pishinë, disa këshilla që prindërit duhet t’i dinë

Jetë 10/06/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një fëmijë 12-vjeçar ndërroi jetë këtë fundjavë pasi u mbyt në një pishinë në qytetin e Kukësit.

Duke qenë se jo të gjithë njerëzit kanë mundësi të shkojnë nëpër plazhe dhe një pjesë e mirë e qyteteve tona nuk lagen nga deti apo nga liqenet, qytetarët gjejnë si mundësi pishinat për fëmijët.

Mirëpo sipas një raporti të bërë në SHBA qindra fëmijë mbyten çdo vit në pishina, dhe pavarësisht se ato mund të duken si një argëtim për fëmijët, mbartin shumë rrezik.

Prindërit ndoshta ndihen më të sigurt duke e dërguar fëmijën në pishinë se sa në një plazh të mirëfilltë, por faktet kanë treguar që ato nuk janë më të sigurta.

Megjithëse muajt nga maji deri në gusht janë koha e pikut për plazh dhe diell, muaji  qershor është muaji më i rrezikshëm i vitit për fëmijët që humbasin jetën e tyre në këtë mënyrë, kanë thënë zyrtarët amerikanë.

Dr. Robert Glatter, një mjek emergjence New York City ka dhënë disa këshilla për prindërit në mënyrë që t’i mbajnë fëmijët të sigurt këtë verë:

Mësojuni fëmijëve notin. Mësimi i notit në moshë të vogël është një nga masat më të rëndësishme që ndihmojnë për t’u mbrojtur nga mbytja. Mësimet mund të fillojnë që kur fëmija është një vjeç.

Në pishina apo plazhe, jepuni fëmijëve “vëmendjen e pandarë”. “Kjo do të thotë të hiqni sytë nga smartfoni tuaj,” tha Glatter, sepse edhe pak momente shpërqendrimi, edhe pse fëmija mund të jetë në një vend ku uji është i cekët, mund të rezultojë një hap vdekjeprurës.

Qëndrojuni afër. U rrini afër. Nëse foshnjat ose fëmijët e vegjël janë në ujë, një i rritur që mund të notojë duhet të jetë gjithnjë afër, në mënyrë ideale brenda një gjatësie sa krahu i fëmijës.

Pishinat në shtëpi bëjini të sigurta për fëmijët. Përgatisni një gardh, dhe një kapak që izolon krejtësisht pishinën. Mund të vendosni dhe një alarm./pernenat

Artikulli paraprakÇfarë duhet dhe s’duhet bërë nëse doni ta shtoni pjellorinë
Artikulli i rradhës Këto janë 3 mënyrat e duhura për tu ulur

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.