1,209 pacientë me Covid po marrin trajtim në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme.
Sipas raportit të fundit të publikuar nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 1102 janë të konfirmuar pozitiv me Covid, 1,019 me oksigjeno-terapi dhe 79 në gjendje të rëndë shëndetësore shkruan Gazeta Shneta.
Në klinikat e QKUK-së, janë duke marr trajtim 411 pacientë, 405 prej tyre janë pozitiv me Covid dhe 357 me oksigjeno-terapi.
Ndërkohë, në spitalet e përgjithshme janë të hospitalizuar 798 pacientë, 697 të konfirmuar pozitiv me Covid dhe 662 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme
-Klinika Infektive, 114 pacientë
-Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 112 pacientë
-Klinika Infektive III ( Interno), 63 pacientë
-Klinika e Pulmologjisë, 86 pacientë
-Mjekimi Intensiv COVID-19, 22 pacientë
-Klinika e Gjinekologjisë, 11 pacientë
-Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë
-Spitali i Prizrenit, 166 pacientë
-Spitali i Gjakovës, 112 pacientë
-Spitali i Pejës, 212 pacientë
-Spitali i Gjilanit, 139 pacientë
-Spitali i Vushtrrisë, 37 pacientë
-Spitali i Mitrovicës, 56 pacientë