Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

135 pacientë shpenzuan mbi 260 mijë euro për blerjen e Remdesivirit, deputetët kërkojnë llogari nga ministria për rimburësimin e qytetarëve

Lajme 21/03/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka publikuar raportin “Pse qytetarët u detyruan ta blejnë vetë Remdesivirin? – Si dështoi Ministria e Shëndetësisë për të siguruar Remdesivirin për pacientët e prekur me Covid-19?”.

Agon Hysaj, nga KDI tha se qytetarët janë detyruar të blejnë vet terapinë kundër virusit, duke paguar 300 euro për një njësi.

Sipas tij, 135 pacientë kanë shpenzuar 267 mijë euro për blerjen e Remdesivirit.

Përderisa ai pohon se Ligji për Luftimin e pandemisë thotë se të gjitha shpenzimet duhet të mbulohen nga institucionet, prandaj thotë se qytetarët duhet të kërkojnë rimburësim.

“Në fillim kanë qene të plainfikuara 1 ¹320 njësi. Cmimi ka qenë 252 euro. Dy kompani janë ankuar në ministri dhe ankesat e tyre janë aprovuar pjesërisht. Me 22 dhjetor ministria ka anuluar tenderin sepse çmimi i rendesivirit ka rënë”.

“Qytetarët kanë vazhduar të blejnë vet këtë produkt ku çmimi ka qenë deri 300 euro për njësi. Kjo njësi ka mundur të blihet edhe përmes BE-së. Kur BE vendos të blejë produkt edhe Kosova mund të bëhet pjesë e prokurimit. Nuk ka ndonjë të dhënë që Kosova ka blerë direkt rendesivirin. Në shtator çmimi i rendesivirit kishte rënë dukshëm në 12 euro”.

“Remdesivi është prodhuar nga kompania Helath Biotech nga India. Kosova nuk është në listën prej 127 vendeve për të cilat Gilead iu ka dhënë të drejtën disa kompanive. Vetëm në një repart klinike 135 pacientë kanë shpenzuar 267 mijë euro. Ligji për Luftimin e pandemisë thotë se të gjitha shpenzimet duhet të mbulohen në institucione. Përmes këtij ligji qytetarët janë dënuar. Qytetarët duhet të kërkojnë rimbursim për shpezimet jo vetëm lër Remdesivir, por edhe barna”, tha ai.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj,ka folur për procedurat që kanë ndjekur për të porositur këtë lloj të barit.

Sipas tij, më shumë se 5 000 stoqe janë blerë nga ShBA në atë kohë ku oferta për blerjen e këtij bari ka qenë më shumë se 350 euro.

“Kjo ka histori interesante edhe të trajtimit dhe menaxhimit të pandmeisë. Rendesviri si barnë për ndihëm e pacientëve është përmendur në fillim të pandemisë. Më shumë se 5 000 stoqe janë blerë nga ShBA në atë kohë”.

“Ne iu kemi përveshur punës në hartimin e udhërrëfyesit klinik. Barnat që janë marrë në emër të terapisë janë çështje e klinicistëve. Në shtator pas licencimit të dhënies së lejes për import kanë filluar edhe ministria e Shëndetësisë në dërgimin e kërkesës, numrit është filluar procedurë për blerjen e rendesivirit. Oferta për blerjen e këtij bari ka qenë më shumë se 350 euro”.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, tha se edhe pse ministria ka arritur ta sjllë barin në Kosovë qytetarët e kanë blerë vet atë.

Prandaj sipas tij, duhet që t’u mundësohet rimburësimi.

“Në momentin që në protokoll në udhërrëfyes klinikë është futur bari Remdesivir dhe është përshkruar nga mjekët ministria nëse nuk ka arritur ta blejë është dashur të bëjë rimbursim dhe ftoj qytetarët që kanë blerë të aplikojnë për rimbursim”.

“Kur kam thënë që është, duke u vjedhur në thasë kufomave por edhe në barna. Bazuar në raportin e produkteve mjekësore nga agjencioni kosovar në vitin 2020 nuk evidentohet që në ka hyrë asnjë bari Remdesivir. Bazuar në raportin e auditimit shihet që pacientët e kanë blerë, por nuk ka informatë që një produkt i tillë është sjellë në Kosovë. Kërkesa ime është që pacientët të aplikojnë për rimbursim”.

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, tha se në treg ka pasur produkte me prejardhje të paverifikuara.

Sipas tij, kostoja e trajtimit te secilit pacient çdo herë ka kaluar 3 000 euro.

“Po shihet se shëndetësia nuk ka qenë prioritet i vendit. Këtë vit kërkojmë rritje të cilësisë së shërbimeve. Kemi raste që barnat e blera nga ministria kanë efekte anësore. Duhet të bëni thirrje që të jetë kriter cilësia. Atëherë ka qenë në kuadër të Organizatës Botërore të sigurohet rendesiviri te format e rënda të sëmundjes. Ne jemi fokusuar në komplet implementimin e ligjit, por kemi mbet në nivel të vaksinave. Në treg ka pasur produkte me prejardhje të ndryshme të paverifikuara. Ne nuk e kemi pasur në klinikë Remdesivir. Kemi pasur telashe edhe me barna tjera esenciale. Kostoja e trajtimit te secilit pacient çdo herë ka kaluar 3 000 euro”./Ekonomiaonline

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Artikulli paraprakAnalisti Gazmir Raci: Të shkarkohet ministri i Shëndetësisë
Artikulli i rradhës Mbi dy mijë operime të kryera në Spitalin e Pejës gjatë vitit 2021

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.