Mbi dy mijë operime janë kryer në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës gjatë vitit 2021.
Kështu ka bërë të ditur ShSKUK përmes një njoftimi.
“Gjatë vitit 2021 në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë kryer 2 mijë e 368 operacione, sipas raportit vjetor të punës.Brenda periudhës janar-dhjetor janë realizuar edhe 180 mijë e 411 vizita ambulantore, 65 mijë e 550 vizita diagnostike dhe 12 mijë e 222 shërbime tjera- të veçanta”, thuhet në njoftim.
Në këtë kohë, po ashtu, janë bërë 330 mijë e 986 analiza për 14 mijë e 467 pacientë.
Tutje thuhet se për 12 muaj, kishte 1 mijë e 680 lindje, me 1 mijë e 697 fëmijë të lindur.
“Sa i përket shërbimeve radiologjike, vitin e kaluar u kryen 4 mijë e 376 CT, 6 mijë e 214 ultrazë, 28 mijë e 651 radiografi dhe 10 mijë e 830 ECHO. Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, në vitin 2021 janë kryer, gjithashtu, 12 mijë e 222 dializa”, thuhet në njoftim./Gazeta Shneta