Zyrtarët nga tre vende skandinave-Finlanda, Suedia dhe Danimarka, kanë njoftuar se nuk do të përdorin vaksinën Moderna kundër COVID-19 tek burrat nën 30 vjeç.
Ata e bazuan vendimin e tyre në një rrezik shumë të vogël të rritur të efekteve anësore kardiovaskulare, shkruan Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Zyrtarët në Suedi dhe Danimarkë njoftuan ndryshimet dje, dhe Finlanda ndoqi shembullin e tyre tutje më sot.
Sipas drejtorit të Institutit të Shëndetit Finlandez, Mika Salminen:
“Një studim nordik që përfshinte Finlandën, Suedinë, Norvegjinë dhe Danimarkën zbuloi se burrat nën moshën 30 vjeç që morën vaksinën Moderna kishin një rrezik pak më të lartë se të tjerët për zhvillimin e miokarditit.”
Studimi në fjalë do të publikohet në javët e ardhshme, dhe sipas Institutit të Shëndetit Finlandez, edhe Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), ka marrë të dhënat rreth këtyre ndryshimeve. /Gazeta Shneta/