Nga 1,424 testime të kryera janë konfirmuar 16 raste pozitive me Covid, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Sipas njoftimit, brenda kësaj periudhe nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes nga Covid shkruan Gazeta Shneta.
Në anën tjetër, 10 qytetarë janë shëruar, kurse aktualisht në vendin tonë ndodhen 320 raste aktive.
Së fundmi, MSh-ja ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 2,285 doza të vaksinës./Gazeta Shneta/




