Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Avdyli thumbon ministrin Latifi: Para se të rikthejmë trurin, të ndalim trurin që kemi këtu

Lajme 02/12/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Deputeti Haxhi Avdyli pas takimit me përfaqësuesit e specializantëve ka bërë një postim në Facebook ku ka thumbuar ministrin e ri të Shëndetësisë Rifat Latifi.

Avdyli ka thënë se gabimet e së kaluarës me specializantët duhet të riparohen sa më shpejt, për të ndalur ikjen e mjekëve të rinj nga Kosova, shkruan Gazeta Shneta.

Avdyli ka thënë se para se të mendojmë për rikthimin e trurit nga jashtë, duhet të punojmë për të mbajtur trurin që kemi këtu. Ndryshe kishte deklaruar ministri i ri i Shëndetësisë Rifat Latifi. Në konferencën për media në ditën e emërimit, Latifi kishte thënë se do të punojë për rikthimin e trurit në shëndetësinë e Kosovës.

“Para se të mendojmë në rikthimin e trurit, të punojmë fort ta ndalim trurin që kemi. Ta kujdesemi e ta riparojmë trurin mjekësor të së ardhmes”, ka deklaruar Avdyli.

Deputeti i ka përkrahur kërkesat e specializantëve me vetfinancim, për të siguruar buxhet për pagat e tyre.

Lexoni postimin e plotë të Avdylit:

Derisa përfaqësuesit i specializantëve tregonin peripecitë e tyre, më rikthenin në kohën 1999-2005 kur edhe vetë isha në pozitë të tyre. Por tani nga viti i kaluar kur qeveria e kaluar ndau mijëra specializime pa planifikuar mirë ardhmërinë e tyre, statusi tyre është më i rënduar, sepse shumica tyre me vetëfinancim. Tani të mbetur pa kushte minimale me mbajt veten e familjen me një pagë solide ,nuk lë hapësirë për ta, për të marrë edukim specialistik në nivelin e regjionit së paku.

Subvencionet dhëna e pa status të qartë financiar , kujdestari pa pagesë ( veq 2 me pagesë) , pa programe të mirëfillta edukuese, me pengesa tjera administrative , janë tepër dekurajuese për ta për të parë perspektivën e vazhdimit të punës, jetës por edhe shërbimin e tyre të mirë karshi pacientëve. Shumë nga ta tani edhe me viza gjermane ne xhep, kërkonin nga ne sot përkrahje për mbijetesë.

Shëndetësia ka 3 asete kryesore: objektet e hapësirat, aparaturat e furnizimet dhe resurset humane. Asnjë ska vlerë e sfunksionon kur asetet tona njerëzore në shëndetësi kanë kaq shumë probleme e luftë për mbijetesë. Me buxhetin e rritur duhet urgjent të planifikohet zgjidhja e statusit tyre legal e financiar sepse asesi nuk janë barrë financiare se edhe ashtu po bëhet pagesa me subvencione . Por edhe po të ishin, janë aseti kryesor i punës së tashme në Klinika por edhe ardhmëria e kuadrit tonë mjekësor.  Prandaj ia vlen të investohet në ta.

Gabimet e kaluarës në planifikim të resurseve njerëzore duhet riparuar sa më shpejtë në mënyrë që të ndalet trendi i ikjes të mbi 100 mjekëve të rinj në vit nga Kosova. Prandaj para se të mendojmë në rikthimin e trurit, të punojmë fort ta ndalim trurin që kemi. Ta kujdesemi e ta riparojmë trurin mjekësor të së ardhmes. Sepse është e vërtetuar shkencërisht që truri nuk mund të funksionoj në sisteme pa oksigjen. Prandaj Oksigjeni financiar minimal është i nevojshëm për ta mbajtur gjallë sistemin tonë shëndetësor tani dhe 20 vitet e ardhshme. Unë si specialist i Neurokirurgjisë e deputet, sot ndjehem dhe do jetoj në lëkurën e specializantëve deri sa të zgjidhen problemet bazike për ta.

Artikulli paraprak16 raste të infektimit me Covid janë regjistruar në 24 orët e fundit
Artikulli i rradhës Diagnostifikimi i hershëm i endometriozës mund të ndikojë pozitivisht në trajtimin e infertilitetit

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.