17 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me coronavirus gjatë 24 orëve të fundit në nivel vendi nga 204 testime të bëra në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Në raportin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë gjithashu thuhet se 10 persona janë shëruar nga infeksioni ndërsa nuk raportohet për të vdekur me coronavirus.
Aktualisht në nivel vendi janë 74 raste aktive me COVID-19.
Sa i përketë imunizimit, gjatë 24 orëve në Kosovë janë dhënë 60 doza të vaksinave anti- COVID.
Për më tepër se një vit në nivel vendi janë administruar mbi 1,8 milion doza të vaksinave kundër coronavirusit. /Gazeta Shneta/