Zëvendësministrja e Ministrisë së Shëndetësisë, Dafina Gexha Bunjaku është në mesin e zyrtarëve të cilët kanë deklaruar pasurinë e tyrë në Agjencinë Kundër Korrupsion.
Gexha – Bunjaku ka deklaruar se është pjesë e aksioneve, prej 100 euro, në kompaninë “Pebasys” LCC në pronësi të bashkëshortit të saj me një kapital 10 mijë euro.
Pasuri të Palujtshme ajo ka një apartament të përbashkët me bashkëshortin e saj në vlerë prej 65 mijë euro me një sipërfaqe prej 96 metra katror, e për të cilën ka deklaruar se e ka blerë në vitin 2012. Përveç apartamentit zevendësministrja ka edhe një shtëpi të trashëguar nga prindërit e saj në vlerë 100 mijë euro.
Sa i përketë parave të gatshme të mbajtura në institucione financiare, zëvendësministrja ka mbi 30 mijë euro. Ndërsa përmes kredive dhe kursimeve, ajo ka deklaruar se bashkëshorti i saj posedon mbi 17 mijë euro.
Gexha -Bunjaku përveç pozitës së saj si zevendësministre e parë në Ministrinë e Shëndetësisë, ajo nga janari deri në muajin mars të vitit të kaluar ka qenë pjesë e Bordit Drejtues në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë e për të cilën ka deklaruar se ka marrë mbi 513 euro pagë. Ajo gjithashtu është pjesë e Organizatës Joqeveritare “Integra”.
Sipas deklarimit të pasurisë së Zevendësministrit të dytë të Ministrisë së Shëndetësisë, Arsim Berisha, kuptojmë se ai ka një pasuri të palujtshme në vlerë mbi 700 mijë euro, për të cilët ka deklaruar se janë në pronësi të përbashkëta.
Ai posedon katër shtëpi, një në vlerë 150 mijë euro me një sipërfaqe prej 300 metra katror, tre shtëpi të tjera me një sipërfaqe prej 120 metra katror në vlerë prej 120 mijë euro, për të cilat ka deklaruar se janë blerë përmes kursimeve.
Berisha përmes kursimeve poashtu ka deklaruar se kanë blerë edhe lokalin me 90 metra katror gjatë vitit 2011 në një vlerë prej 55 mijë euro.
Zëvendësministri ka deklaruar se përmes kursimeve ka blerë poashtu edhe truall në vlerë prej 108 mijë euro me një sipërfaqe prej 1 mijë metra katror, ndërsa gjatë vitit 2000 ai ka deklaruar se kanë blerë edhe një truall tjetër me 601 metra katror në vlerë prej 60 mijë euro. Ndërsa, të trashëguar ai e ka deklaruar truallin me 1 mijë metra katror në vlerë 50 mijë euro.
Sa i përketë kursimeve ai ka mbi 2 mijë euro në njërën nga bankat bankare, përderisa gjatë vitit 2020 ai ka marrë kredi prej 15 mijë euro për blerje të veturës.
Për një vit ai paguhet përmes buxhetit të Kosovës mbi 13 mijë euro për pozitën e zevendësministrit të MSh.
Shefi i Kabinetit të Ministrisë së Shëndetësisë, posedon dy banesa, njëra e blerë përmes kursimeve në një vlerë prej 60 mijë euro ndërsa banesa në vlerë prej 86 mijë euro është e trashëguar nga babai i tij.
Gjatë vitit 2017, Salihu, ka deklaruar se ka blerë një veturë “Golf 7” në vlerë 10 mijë euro përmes kursimeve, ndërsa ka deklaruar se 15 mijë euro, para të gatshme i mbanë në një nga institucionet financiare.
Përveç pozitës së tij, si shef i kabinetit të Ministrisë së Shëndetësisë ai gjithashtu është administrator ekzekutiv në Kolegjin e Kirurgëve të Kosovës.
Këshilltarja e Lartë Politike në Ministrinë e Shëndetësisë, Lumturje Bekaj, ka deklaruar se e trashëgon një shtëpi me 300 metra katror në vlerë 300 mijë euro nga prindërit e saj ndërsa në emër të saj ka edhe një banesë me 27 metra katror me 35 mijë euro, përderisa nuk dihet se kur është blerë kjo banesë pasi që Bekaj nuk e ka deklaruar vitin.
Të trashëguar nga prindërit ajo gjithashtu ka edhe një veturë të tipit “BMW X5 “ në vlerë 10 mijë euro.
Edhe Këshilltari Politik në Kabinetin e Ministrisë së Shëndetësisë, Anton Shllaku, ka një shtëpi të trashëguar. Shtëpia banuese së bashku me oborr ai ka deklaruar se kapin vlerën 1 mijë e 500 euro me një sipërfaqe prej 300 metra katror, si dhe një tok bujqësore, po ashtu të trashëguar me pesë metra katror me vlerë prej 500 euro.
Këshilltari ka deklaruar se ka mbi 14 mijë euro para të gatshme në institucionet financiare ndërsa gruaja e tij mbi 600 euro.
Sa i pëketë pasurisë së lujtshme, Shllaku posedon një vetur me vlerë 10 mijë euro të blerë gjatë vitit 2010 si dhe një tractor të blerë në vitin 1990.
Përvec pozitës si këshilltar politik, ai gjithashtu është edhe mjek, konsulentë në Njësin Shëndetësore në Dubravë.
Ai poashtu nga buxheti shtetror merrë pension në vlerë 300 euro.
Pronar në dy kompani është Këshilltari tjetër Politik në Ministri të Shëndetësisë, Drin Podrimqaku.
Ai përvec pozitës së këshilltarit gjithashtu është pronar i kompanisë “SONOS”LLC me kapital pesë mijë euro e hapur në dhjetor të vitit 2020 dhe “Dicom GmbH”, me kapital 10 mijë euro e hapur në prill të vitit 2021.
Në kompaninë “SONOS”LLC, Podrimqaku është aksionar me 50 përqind ndërsa në kompanisë “Dicom GmbH” 10 përqind.
Këshilltari po ashtu ka deklaruar se ka një shtëpi banuese me 220 metra katror në vlerë 70 mijë euro në pronësi të prindërve të tij si dhe një tokë të trashëguar, në vlerë 125 mijë euro.
Podrimqaku për pozitën e tij si këshilltar politike për një vit paguhet mbi 6 mijë euro, nga kompania “SONOS” LLC fiton mbi 20 mijë euro në vend, ndërsa të ardhurat nga kompania “Sicom GmbH” nuk i ka deklaruar të ardhurat vjetore.
Gjatë këtij viti Podrimqaku ka dhënë dorëheqje nga pozita e Këshilltarit Politik në Ministri të Shëndetësisë.
Një oborr prej 700 metra katror në vlerë 35 mijë euro dhe një shtëpi banimi prej 80 metra katror. Pasuri në pronësi të prindërve janë deklaruar nga Këshilltarja Politike, Azize Daki.
Përveç kësaj, Daki ka deklaruar dy vetura, njëra e vëllaut në vlerë 7 mijë euro dhe babit në vlerë 1 mijë euro.
Nga të hyrat vetanake dhe puna në mërgim, Këshilltari Politik, Egzon Pnishi ka deklaruar se posedon një shtëpi të përbashkët me 300 metra katror në vlerë prej 40 mijë euro.
Ai posedon një vetur “Golf 4” të trashëguar nga prindërit me kosto 3 mijë e 800 euro.
Aida Morina, gjithashtu Këshilltare Politike në Ministri të Shëndetësisë ka deklaruar se në pronësi të prindërve të saj ka një shtëpi në vlerë 60 mijë euro si dhe një veturë “Golf 2” në pronësi të prindërit të saj.
Gazeta Shneta gjithashtu ka publikuar edhe pasurinë e Ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi si dhe pasurinë e drejtorave të spitaleve regjionale. /Gazeta Shneta/