Shumica e meshkujve dëshirojnë zgjatjen e penisit nëpërmjet pilulave apo kirurgjisë plastike, por një i ri nga Florida e dëshiroi të kundërtën, zvogëlimin e penisit.
17-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, vuante nga dhimbja që i shkaktonte ereksioni i penisit në disa periudha të shkurtra, shkruan MedicalDaily, transmeton Gazeta Shneta.
I riu u bë pacienti i parë që iu nënshtrua një ndërhyrjeje të tillë. Edhe pas reduktimit të penisit, ai do të jetë në gjendje të shtoj ereksionin dhe të bëjë seks.
Pasi pësoi tri herë ereksione, penisi i tij 17 centimetërsh mbeti i fryrë dhe i deformuar.
“Penisi i tij ishte fryrë si një tullumbace”, tha Dr. Rafael Carrion, një urolog në Universitetin e Floridës Jugore. /Gazeta Shneta/