Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 18 raste të vdekjes dhe 1,891 raste të infektimit me Covid.
Kështu është bërë e ditur në raportin e fundit 24 orësh të Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) shkruan Gazeta Shneta.
“Nga 13.120 testime, 1.891 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.”, thuhet në njoftim.
Brenda kësaj periudhe 1,483 qytetarë janë shëruar, kurse numri i rasteve aktive ka arritur në 25,797.
Së fundmi, MSh-ja bën të ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 15,967 doza të vaksinës kundër Covid, kurse 267,979 qytetarë janë vaksinuar edhe me dozën e dytë të vaksinës./GazetaShneta/