Qendra Gjithëpërfshirëse e Kancerit në UC Davis ka marrë pjesë në testimin e barit everolimus kundër kancerit, si pjesë e një prove klinike të fazës III për të parë nëse ai ndihmonte njerëzit me kancer në veshka.
Rezultatet nga prova klinike treguan se shumë pacientë me kancer në veshka mbetën gjallë shumë vite pasi iu nënshtruan një operacioni për të hequr kancerin, shkruan Medical Xpress transmeton Gazeta Shneta.
Studimi tregoi gjithashtu se në një grup pacientësh me rrezikun më të lartë për rikthim të kancerit, everolimusi mund t’i ketë mbajtur ata pa kancer më gjatë.
Gjetjet u publikuan më 28 korrik në revistën “The Lancet”.
Në studim u regjistruan pacientë nga afro 400 qendra kanceri në të gjithë vendin, duke përfshirë disa nga Qendra Gjithëpërfshirëse të Kancerit UC Davis. Ata morën 10 miligramë në ditë everolimus oral ose një placebo për 54 javë.
“Përmirësimi u pa kryesisht te pacientët me sëmundje me rrezik shumë të lartë, ndërsa pacientët me sëmundje të rrezikut të mesëm të lartë nuk panë asnjë përmirësim” thanë studiuesit.
Everolimus është një klasë e terapive të njohura si frenuesit mTOR, një lloj bari që bllokon rritjen e qelizave kancerogjene.
Terapi të ngjashme tashmë janë duke u përdorur për të përmirësuar rezultatet e pacientëve të tjerë me kancer pas operacionit, përfshirë kancerin e gjirit. /Gazeta Shneta/


