Brenda 24 orëve të fundit janë raportuar 703 raste të infektimit me Covid dhe 19 viktima, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Nga 10,851 testime të kryera janë konfirmuar 703 raste të reja pozitive me Covid shkruan Gazeta Shneta.
“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 19 raste të vdekjes.”, thuhet në njoftim.
Përgjatë kësaj periudhe, 2,255 qytetarë janë shëruar, kurse numri i rasteve aktive është 20,652.
Së fundmi, MSh-ja bën të ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 19,458 doza të vaksinës, kurse deri më sot 338,147 qytetarë janë vaksinuar plotësisht./GazetaShneta/