Në Klinikën e Urologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pacientit 52-vjeçarë i’u larguan më shumë se 20 gurë nga veshkat dhe kanali urinar.
Gjatë ditë së sotme, mjekët së bashku me ekipin e anesteziologëve kanë kryer një intervenim kirurgjik te pacienti S.M., duke i’a larguar më shumë se 20 gurë nga veshkat dhe kanali urinar shkruan Gazeta Shneta.
Sipas njoftimit nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Unviersitar i Kosovës (ShSKUK), pacienti kishte dhimbje në regjionin lumbal të anës së majtë për një kohë të gjatë.
“Pas intervenimit të suksesshëm dhe përfundimit të periudhës së hospitalizimit, pacienti është liruar për në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë nga ShSKUK:
Në Klinikën e Urologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, mjekët, bashkë me ekipin e anesteziologëve, kryen një intervenim kirurgjik te një pacient, të cilit ia hoqën më shumë se 20 gurë në veshkë dhe në kanalin urinar.
Pacienti me inicialet S.M., i moshës 52 vjeçare, kishte dhimbje në regjionin lumbal të anës së majtë për një kohë të gjatë.
Pas intervenimit të suksesshëm dhe përfundimit të periudhës së hospitalizimit, pacienti është liruar për në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.






