Një studim i botuar në JAMA Oncology tregon se mikrobet në gojë mund të ndikojnë në rrezikun për kancer pankreatik.
Studiuesit nga NYU Grossman School of Medicine gjetën se prania e 27 llojeve bakteresh dhe kërpudhash e rrit këtë rrezik me gati 3.5 herë.
Analizat u kryen mbi mostra pështyme të më shumë se 122 mijë personave, duke krahasuar 445 pacientë me kancer pankreatik me një grup kontrolli. Disa nga bakteret e lidhura me rrezikun janë po ato që shkaktojnë sëmundje të mishrave të dhëmbëve.
Ekspertët theksojnë se rezultatet janë observacionale dhe nuk provojnë lidhje të drejtpërdrejtë, por sugjerojnë se kujdesi për shëndetin oral mund të luajë rol edhe në parandalimin e kancerit./Gazeta Shneta/


