Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjeku i Javës: Dr. Rina Tafarshiku – Këshilla për personat me diabet gjatë festave të fundvitit

Mjeku i javës 31/12/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Me ardhjen e festave të fundvitit, shumë persona përballen me ndryshime në ushqim dhe në rutinën e përditshme, të cilat jo gjithmonë janë të lehta për t’u menaxhuar. Këto ndryshime mund të ndikojnë edhe në nivelin e sheqerit në gjak, veçanërisht tek personat që jetojnë me diabet.

Pikërisht për këtë arsye, në këtë javë, në rubrikën “Mjeku i Javës”, endokrinologia Dr. Rina Tafarshiku ndan këshilla praktike dhe të vlefshme se si festat mund të shijohen me qetësi, pa rrezikuar shëndetin.

Sipas saj, personat me diabet mund t’i gëzojnë festat e fundvitit duke ruajtur një ekuilibër mes kënaqësisë dhe kujdesit për veten, përmes përzgjedhjes së ushqimit, kontrollit të porcioneve dhe ndjekjes së rregullt të terapisë, gjithmonë duke vendosur shëndetin në plan të parë.

Intervista e plotë me endokrinologën Rina Tafarshiku:

Shneta: Cilat janë rregullat kryesore për diabetikët gjatë festave kur bëhet fjalë për ushqimin dhe ëmbëlsirat?

Dr. Tafarshiku: Personat me diabet si të gjithë personat tjere nuk kanë nevojë të shmangin festimet por duhet të kujdesen për mënyrën e të ushqyerit si dhe marrjen e terapisë së rregullt antidiabetike si çdo ditë tjetër.

Si mund të shijojnë diabetikët ushqimet festive pa rrezikuar nivelin e sheqerit në gjak?

Gjatë festave diabetikët duhet konsumuar ushqime të cilat nuk shkaktojnë ngritje të nivelit të të sheqerit në gjak.

Dr. Tafarshiku: Rekomandohet të konsumojnë ushqime me përbërje të proteinave si mishin e pulës, peshkut, gjelit të detit, vezët. Të konsumojnë sallata, perime të ziera në avull apo të pjekura me jo shumë yndyrë. Buka e bardhë duhet shmangur dhe ajo duhet zëvendësuar me bukë integrale poashtu orizi i bardhë me oriz integral.
Përveç përbërjes së ushqimit rëndësi të madhe ka edhe sasia e ushqimit si dhe përbërja e porcionit të konsumuar. Zakonisht përbërja e pjatës duhet të përmbajë ½ e pjatës perime, ¼ proteina dhe ¼ karbohidrate.

Cilat janë alternativat më të shëndetshme për ëmbëlsirat tradicionale të festave?

Dr. Tafarshiku: Ëmbëlsirat në përgjithësi përmbajnë sasi të lartë të sheqerit dhe në vend të tyre mund të pregatiten fruta me kos, ëmbëlsirë me çokollatë të zezë 70%, ato me ëmbëlsues artificial, me miell integral, tërshërë.
Poashtu rekomandohet të bëhet monitorimi – matja e nivelit të sheqerit para fillimit të festimit, në fund të festës dhe poashtu të nesërmen në mëngjes.

A mund të përdoren ëmbëlsues artificialë ose alternativa natyrale pa rrezikuar diabetin?

Dr. Tafarshiku: Te diabetikët mund të përdoren ëmbëlsuesit artificialë pas iata nuk e ngrisin nivelin e sheqerit në gjak.

Si duhet të menaxhohet dozimi i insulinës ose i medikamenteve gjatë vakteve të mëdha festive?
Terapia antidiabetike si barnat poashtu edhe Insulina nuk duhet anashkaluar. Ato duhet të mirren në orar të njejtë si çdo ditë tjetër, ndërsa doza e Insulinës duhet rregulluar sipas mënyrës së ushqyerjes dhe vlerave të glikemisë.

Cilat janë këshillat për konsumimin e pijeve të ëmbla ose alkoolike apo edhe atyre energjike gjatë festave?

Dr. Tafarshiku: Lëngjet e pemëve, koktejet e ëmbla, si dhe lëngjet e gazuara përmbajnë sasi të lartë të sheqerit, prandaj nuk rekomandohen të konsumohen.
Pijet alkoolike nëse konsumohen, duhet konsumuar në sasi të vogël, 1 deri 2 pije. Rekomandohet të mos mirret në lukth të thatë, por gjatë ngrënies edhe atë në sasi të vogël 1 deri 2 pije. Duhet ikur birrës, verës, koktejeve mikse. Alkooli mund të shkaktojë hipoglikemi më vonë e sidomos gjatë natës prandaj duhet pasur kujdes gjatë përdorimit të tij.

Çfarë roli luan planifikimi i vakteve dhe ushqimeve për të parandaluar rritjet e papritura të sheqerit?

Dr. Tafarshiku: Sa i rëndësishëm është kontrolli i emocioneve dhe menaxhimi i stresit gjatë festave për diabetikët?
Stresi si ai akut dhe kronik me mekanizma të ndryshëm ndikon në ngritjen e nivelit të sheqerit në gjak. Duke pasë parasysh që gjatë festave personat janë më të relaksuar dhe rrjedhimisht kanë më më pak stres.

Përveç kujdesit në ushqim çka tjetë mund ti kontriboj uljes së nivelit të sheqerit në gjak gjatë festimit?

Dr. Tafarshiku: Gjatë festave personat disponohen dhe shpesh vallëzojnë nën tingujt e muzikës së bashku me familjarët. Vallëzimi është një lloj aktiviteti fizik dhe kontribon përveç në disponim të mirë poashtu në uljen e nivelit të sheqerit në gjak./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPaga e 13-të për punëtorët e sektorit publik, Kurti: Do ta marrin në fillim të vitit
Artikulli i rradhës Presidentja Osmani viziton repartin e hemato-onkologjisë pediatrike: Shpresa nuk shuhet kurrë

Ju sugjerojmë

Spitali i Përgjithshëm në Pejë: Mbi 3 mijë vizita specialistike dhe 23 lindje gjatë javës së kaluar

20/07/2026 Lajme

Me mbështetjen e Komunës, ASD Peja siguron sensorë për matjen e sheqerit për dhjetë të rinjtë me diabet tip 1

17/07/2026 Lajme

Ndryshimet mes listës preliminare dhe përfundimtare tronditin disa kandidatë për Mjekësi të Përgjithshme

17/07/2026 Lajme

IKSHPK me apel për qytetarët: Mbroni veten nga temperaturat e larta, shmangni daljet nga ora 11:00 deri në 17:00

17/07/2026 Lajme

Prishtinë: Mbi 1,400 pacientë përfituan nga Mjekimi Shtëpiak në gjashtë muaj, rritet kërkesa për kujdes paliativ

16/07/2026 Lajme

Mjeku i Javës – Dr. Valon Hamza: Si ndikojnë temperaturat e larta në sistemin tretës

16/07/2026 Mjeku i javës
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.