Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Me mbështetjen e Komunës, ASD Peja siguron sensorë për matjen e sheqerit për dhjetë të rinjtë me diabet tip 1

Lajme 17/07/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Asociacioni i të Sëmurëve nga Diabeti në Pejë (ASD Peja), në bashkëpunim me Komunën e Pejës, ka ndërmarrë një nismë mbështetëse për fëmijët dhe të rinjtë me diabet të tipit 1, duke i pajisur me sensorë për monitorimin e vazhdueshëm të nivelit të sheqerit (glukozës) në gjak. Kjo përpjekje synon të lehtësojë menaxhimin e diabetit, të përmirësojë cilësinë e jetës së të rinjve dhe familjeve të tyre si dhe të kontribuojë në parandalimin e komplikimeve që lidhen me këtë sëmundje.

Shoqata ASD Peja së bashku me Komunën e Pejës ka pajisur dhjetë të rinj nga mosha 1 deri në 16 vjeç me sensorë për monitorimin e vazhdueshëm të nivelit të sheqerit në gjak (CGM). Kjo teknologji mundëson përcjelljen e vlerave të sheqerit gjatë gjithë ditës dhe natës, pa pasur nevojë për matje të shpeshta përmes shpimit të gishtit.

Kjo mbështetje e jashtëzakonshme, u bë e mundur falë subvencionit të ndarë nga Zyra e Kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherit, me iniciativën e ndërmarrë nga Shoqata ASD Peja.

Drejtori ekzekutiv i shoqatës ASD Peja, Idriz Ethemi, ka deklaruar për Gazetën Shneta se kjo nismë synon të ofrojë një monitorim më të lehtë dhe më të sigurt të diabetit te fëmijët. Sipas tij, përdorimi i kësaj teknologjie jo vetëm që ndihmon në menaxhimin më të mirë të sëmundjes, por mund të ndikojë edhe në uljen e situatave të bullizimit me të cilat mund të përballen fëmijët për shkak të diabetit.

“Qëllimi është që fëmijët të kenë një përkujdesje më të lehtë dhe më të sigurt, duke u mundësuar atyre të jenë më të pavarur në menaxhimin e sëmundjes”, ka theksuar Ethemi.

Se sensorët po sjellin një ndryshim të madh në jetën e fëmijëve dhe të rinjve e konfirmon edhe specialistja e endokrinologjisë, Teuta Mulla Goga, nga Spitali i Përgjithshëm i Pejës.

“Në praktikën tonë e shohim se të rinjtë që përdorin sensorë janë më të sigurt në aktivitetet e përditshme, në shkollë, gjatë sportit dhe gjatë natës. Edhe prindërit ndihen më të qetë, sepse mund të monitorojnë glukozën dhe të ndërhyjnë në kohë kur është e nevojshme”, thotë ajo.

Shoqata ASD Peja, përmes kësaj nisme, ka pajisur dhjetë të rinj nga mosha 1 deri në 16 vjeç me sensorë për monitorimin e vazhdueshëm të nivelit të sheqerit në gjak (CGM). /Fotografia: ASD Peja

Sipas statistikave të vitit 2024, në shoqatën ASD Peja janë të regjistruar rreth 70 fëmijë me diabet të tipit 1.

Sensorët CGM konsiderohen një nga zhvillimet më të rëndësishme në menaxhimin modern të diabetit, veçanërisht për personat me diabet të tipit 1. Këto pajisje ndihmojnë në përcjelljen e ndryshimeve të sheqerit në kohë reale, mundësojnë zbulimin më të hershëm të niveleve të ulëta apo të larta të sheqerit dhe ndihmojnë në përshtatjen më të mirë të dozave të insulinës.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), diabeti i tipit 1 është një gjendje kronike në të cilën pankreasi nuk prodhon insulinë, duke kërkuar administrim të përditshëm të insulinës gjatë gjithë jetës. Kontrolli i vazhdueshëm i sheqerit është thelbësor për uljen e rrezikut nga komplikimet dhe për arritjen e rezultateve më të mira në trajtim.

Ndërsa, sipas Federatës Ndërkombëtare të Diabetit (IDF), monitorimi tradicional përmes glukometrit kërkon matje të përsëritura gjatë ditës dhe nuk paraqet gjithmonë ndryshimet e shpejta të nivelit të sheqerit. Në këtë drejtim, sensorët CGM u ofrojnë pacientëve më shumë informacion dhe kontroll mbi gjendjen e tyre shëndetësore.

Në Kosovë, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), bazuar në “Raportin e Morbiditetit të vitit 2022”, janë regjistruar 2,455 raste të diabetit të tipit 1, prej të cilave 1,444 te personat e gjinisë femërore dhe 1,011 te personat e gjinisë mashkullore.

Ndërkohë, në kuadër të objektivave globale për diabetin deri në vitin 2030, OBSH rekomandon që personat me diabet të tipit 1 të kenë qasje në insulinë dhe në pajisje të përballueshme për monitorimin e nivelit të sheqerit në gjak. /Gazeta Shneta/

 

 

Artikulli paraprakNjë ilaç për palcën kurrizore mund të ndihmojë në luftën kundër Alzheimerit
Artikulli i rradhës Çfarë tregon sekrecioni vaginal gjatë shtatzënisë?

Ju sugjerojmë

Fundjavë me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 35 gradë Celsius

17/07/2026 Lajme

SHBA përballet me valë të re të infeksioneve nga paraziti që shkakton diarre të rëndë

17/07/2026 Lajme

Magjistri i shkencave të kimisë: Anomali serioze në pyetjen 16 në testin e pranimit në Fakultetin e Mjekësisë

17/07/2026 Lajme

Në Obiliq vijon vaksinimi plotësues, UNICEF vazhdon angazhimin për zgjerimin e imunizimit në Kosovë

17/07/2026 Lajme

HANDIKOS pranon një kontigjent të pajisjeve ndihmëse për personat me aftësi të kufizuara në Kosovë

17/07/2026 Lajme

MSH: Te pacientët e rastit “Sach Pizza” u identifikua bakteri Salmonella

17/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.