Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Në Klinikën e Onkologjisë nis renovimi i ashensorit, paralajmërohen vështirësi të përkohshme në qarkullim

Lajme 20/04/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Klinikën e Onkologjisë ka nisur procesi i renovimit të ashensorit, me qëllim përmirësimin e kushteve të shërbimit dhe rritjen e sigurisë për pacientët, familjarët dhe stafin mjekësor.

Sipas QKUK -së, punimet përfshijnë zëvendësimin e plotë të ashensorit ekzistues me një sistem të ri, më modern dhe më funksional.

Ky proces pritet të zgjasë rreth një muaj, përcjell Gazeta Shneta.

Gjatë periudhës së punimeve, mund të ketë vështirësi të përkohshme në qarkullimin brenda objektit të klinikës, për çka qytetarët dhe pacientët janë njoftuar që të tregojnë mirëkuptim.

Stafi i Klinikës së Onkologjisë ka bërë të ditur se është angazhuar për menaxhimin e situatës në mënyrë që shërbimet mjekësore të mos ndërpriten, duke ofruar udhëzime alternative për lëvizjen brenda hapësirave të klinikës.

QKUK ka theksuar se punimet po zhvillohen në mënyrë të planifikuar dhe me synim minimizimin e ndikimit në ofrimin e shërbimeve shëndetësore, ndërsa përfundimi i projektit pritet të përmirësojë ndjeshëm funksionalitetin e objektit në të ardhmen./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKosova, Shqipëria dhe Kroacia në takim të përbashkët – drejt thellimit të bashkëpunimit rajonal në stomatologji
Artikulli i rradhës MSH në Maqedoni: Me organet e dhuruara, është shpëtuar jeta e dy pacientëve me transplantim të mëlçisë dhe veshkës

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.